E vërtetuar shkencërisht: Të ankuarit i bën keq shëndetit

Një nga gjërat që bëjmë më shpesh është të ankuarit. Kjo për shkak të problemeve që ndeshim çdo ditë, e duket sikur të folurit për to është një lloj çlirimi. Autori dhe studiuesi i natyrës njerëzore Steven Parton ka listuar tri arsye shkencore për të cilat, sipas tij, ankimi i vazhdueshëm është i rrezikshëm si për trurin ashtu edhe për fizikun.

Mendimet negative prodhojnë mendime të reja negative
“Neuronet në trurin njerëzor lidhen mes tyre nga sinapset, të ndara nga e ashtuquajtura hapësira sinaptike. Çdo herë që formulohet një mendim, një sinapsë lidhet me një tjetër, duke krijuar kështu një urë përmes së cilës transportohen informacionet.

Truri modelohet në bazë të këtij aktiviteti dhe përsëritja e mendimeve pesimiste krijon çifte sinapsesh që më pas paraqesin prirje negative duke u gjendur shumë pranë mes tyre.

Në momentin në të cilin formulohen mendime të reja, është më e mundshme që i formuari më shpejt, të jetë ai që ka distancë më të vogël për të përshkuar”. Pra, formulimi i mendimeve negative thjeshtëzon formimin e ri të një vizioni pesimist të fakteve. Personaliteti ynë e ndien shumë këtë gjë dhe përfundon duke u bërë një “magnet” për fatkeqësitë.

Frekuentimi i personave pesimistë rrit negativitetin
“Kur jemi pranë dikujt që po jeton një emocion të fortë, qoftë inat, lumturi, trishtim etj., truri ynë eksperimenton të njëjtin emocion, nëpërmjet imagjinatës se çfarë po kalon tjetri. Edhe këtu futen në veprim sinapset e trurit”.

Ndjeshmëria pra është një “kafshë e shëmtuar” kur kemi të bëjmë me persona të trishtuar dhe negativë.

Duke kultivuar një marrëdhënie me një person pesimist për nga natyra, me shumë mundësi ndodh të dëgjojmë ankesat e tij gjatë gjithë ditës duke na “infektuar” edhe ne. Ky është një paralajmërim, por që sigurisht pa braktisur miqtë kur janë në një moment tepër të vështirë e kur kanë nevojë.

Stresi vepron edhe mbi shëndetin fizik
“Kur truri pushtohet nga mendimet e liga, edhe sistemi imunitar dobësohet shumë. Tensioni i gjakut rritet mjaft, e për pasojë edhe rreziku për sëmundjet kardiake, obeziteti dhe diabeti, Mendimet negative ndikojnë mbi aftësinë e përthithjes dhe mbi kujtesë”.Kortizoli, hormoni i stresit, është përgjegjësi kryesor i këtyre shqetësimeve. Pra fokusimi te mendimet negative nuk ka pasoja vetëm mbi shëndetin psikik, por edhe mbi atë fizik. Kështu që, kjo është një tjetër arsye e mirë për të menduar pozitivisht. /gazeta shqip/

Pin It