Edgar Allan Poe, shkrimtari që zhbiroi shpirtin e njeriut

Edgar-Allan-Poe

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar të vitit 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA ; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Poe ishte shkrimtar amerikan, themeluesi i  litertaurës së krimit, zhanrit science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë baza e simbolizmit dhe kështu e poezisë moderne.

Poe është një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të: “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë  shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin të një përmase unike e të rtralle. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë : “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”.

Pin It