Edhe objektet shtëpiake kanë datë skadence, ja çfarë duhet të dimë për to

image

Shumica e njerëzve mendojnë se vetëm ushqimet janë ato që kanë datë skadence, por në fakt janë edhe sendet që ne përdorim në përditshmërinë tonë. Më poshtë është një listë me objektet që një ditë mund të skadohen.

Dërrasat e prerjes në kuzhinë, çdo 12 muaj

Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por nuk e keni ditur se dërrasat e prerjes, sidomos ato të drurit, grumbullojnë baktere. Studimet kanë treguar se tek to gjenden 200% më shumë baktere fekale sesa në tualet. Ato mund të rezistojnë deri në 12 muaj.

Sfungjerët dhe pecetat e enëve, çdo javë

Një fakt pak i njohur rreth sfungjerëve të enëve është se ato duhet të zëvendësohen çdo javë. Ekspertët kanë zbuluar se kur vendoni pecetën e lagur të enëve anash lavamanit pasi e keni përdorur atë, fillojnë të shumëfishohen menjëherë mikrobet dhe bakteret. Madje, një studim shokues zbuloi se 89% e pecetave për enë përmbajnë bakterin E coli.Sfungjerët dhe pecetat e enëve duhet të ndërrohen çdo javë.

Furça e dhëmbëve, deri në 3 muaj

Shumë prej nesh e kanë gabim kur mendojnë se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Duke i mbajtur aq gjatë, ato prishin dhëmbët tona, thonë stomatologët.

Shapkat, çdo 6 muaj

Sipas Bright Side, shapkat janë mjedisi përfekt për të përhapur infeksion fungal. Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj për t’i mbajtur këmbët higjienike.

Krehri i flokëve, çdo 4 vite

Shumë infeksione të lëkurës mund të përhapen nga një person në tjetrin duke ndarë të njëjtën krehër flokësh.

Sfungjerët e trupit, çdo 2 muaj

Ekspertët paralajmërojnë se ato duhen ndërruar rregullisht çdo dy muaj, për të shmangur grumbullimin e baktereve. Mbajini ato në një vend të thatë dhe me dritare të hapur, dhe jo në dush.

Brisqet, çdo 3 ditë

Brisqet mund të jenë të kushtueshme, megjithatë ekspertët thonë se duhet t’i zëvendësoni sa herë të jetë e nevojshme. Dermatologia Stefanie Williams thotë se në këtë rast janë një sërë faktorësh që përcaktojnë se sa shpesh duhet ta ndërroni briskun, megjithatë e mira është që të ndërrohet çdo 3-6 ditë.“Në përgjithësi sa më i mprehtë të jetë tehu aq më mirë është. Brisku duhet të rrëshqasë butësisht mbi lëkurë”, shprehet ajo.

Enët plastike për ruajtjen e ushqimit, çdo 3 muaj
Enët plastike që përdorni për të ruajtur drekën tuaj apo ushqimet e mbetura janë vendi i parë i strehimit të kimikateve të rrezikshme.

Burimi: Daily Mail

 

Pin It