Edmond Budina prezanton filmin “Të thyer”

download-22-1

“Të thyer” është filmi më i ri nga Edmond Budina, që i propozohet publikut shqiptar duke sjellë në vëmëndje problemet e mjedisit dhe  korrupsionit.

Me skenar dhe regji nga Edmond Budina,  premiera e  filmit artistik ” Te thyer” me metrazh të gjatë që eshte dhe premiera e parë e filmave të 2017-tës.

Në qendër të filmit regjisori dhe skenaristi sjell ndotjen e ambjentit në Shqipëri, por pa shigjetuar askënd. Shigjetimi për ndojtjen e ambjentit në realitetin shqiptar vjen e pashigjetuar askënd nga politika, gjë të cilën e konfirmoi vetë regjizori Budina gjatë konferencës për median, të organizuar në kuadër të premierës.

Në qëndër të filmit është profili i një politikani të ri me të kaluar të inkriminuar i cili për karrierë dhe pasuri ka shitur gjithçka.  “Të thyer“ shënon premierën e parë të filmave të financuar nga Qendra e Kinematografisë Shqiptare.

Rolet në film regjisori Budina ia ka besuar aktorëve, Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, etj. Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni. Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori ka punuar disa vite për këtë projekt filmi.

Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-italian-maqedonas-bullgar. Në mbledhjen e bordit në QKK unë paraqita dhe dy producentë të huaj, që mbrojtën dhe argumentuan pse duhej të fitonte ky projekt”, është shprehur më herët regjisori Edmond Budina. Këtë projekt filmi, Ministria italiane e Kulturës e ka financuar me 100.000 euro në një konkurrim të veçantë “Fondo di garanzia”, aty ku konkurrojnë vetëm regjisorët me një farë prestigji.

Skenarist, regjisor, por në filmin ”Të thyer” Edmond Budina vjen dhe me një rol, ku interpreton personazhin e babait, i cili kalon një pjesë të madhe të jetës në burg.  Një film ky ku mund ta gjejnë veten shqiptarët, ku trajtohet ndotja e ambientit, korrupsioni por mbi të gjitha raporti prind-fëmijë.

“Shkon në burg sepse është ajo ndjesia prindërore, është ajo ndjenja njerëzore brenda vetes tone, edhe kur bëhet gati ta denoncojë dhe nuk e denoncon më. Babai nuk i nënshtrohet vullnetit të të birit por sidoqoftë nuk mund të bëjë të njëjtin gabim me të, që e la në burg për vite të tëra dhe nuk deshi ta dinte për të”, u shpreh gjatë

Premiera e filmit “Të thyer” do të shfaqet dhe në Itali. Me projektet e tij në kinema regjisori Edmond Budina gjithmonë ka pasur në vëmendje realitetin dhe problemet me të cilat përballet shoqëria, siç ka pohuar preferon që tema e filmit të tij ti flasë kohës. ATA

Pin It