Efektet e bishtave të qershisë, zhdukin gurët në veshka dhe infeksionet e traktit urinar

A e dini se bishtat e qershisë përdoren si ilaç në mjekësinë tradicionale? Ato janë të njohura për vetitë e tyre diuretike që promovojnë funksionimin e duhur të veshkave dhe zvogëlojnë mbajtjen e ujit. Ata parandalojnë formimin e gurëve në veshka dhe infeksioneve të traktit urinar. Bishtat e qershisë stimulojnë gjithashtu eleminimin e toksinave nga trupi përmes urinës dhe jashtëqitjes.

Përfitimet shëndetësore të bishtave të qershisë:

– forcimi i nervave

– efekt qetësues në mendje

– uljen e edemës dhe blozës

– vetitë anti-inflamatore

– pastrimi i gjakut

– ulja e kolesterolit

– e dobishme kundër anemisë, celulitit dhe artritit

– vrasës efektiv i dhimbjeve

Çaji i bishtave të qershisë:

Për çaj mund të përdorni bishtat e njoma ose të thata. Nëse dëshironi t’i thani, vendosini në një karton dhe në një vend ë errët dhe të thatë për dy ditë. Më pas vendosini në një enë hermetike.

Shtoni 5 lugë gjelle në 1 litër ujë të valë. Lëreni të marrë valë për 5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni mbuluar për 15 minuta. Mund të shtoni sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.

Pin It