Ekspedite e përbashkët shqiptaro – çeke pranë gjetjes së nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë

Ekspedite e përbashket shqiptaro – çeke për identifikimin e nëndetëses austro-hungareze SMU-16 mbytur në ujrat shqiptare në tetor te 1916.

Janë gjetur deri tani disa relika që i përkasin kësaj anijeje.

Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, thote se ”Reliket u gjeten nga kerkimet shqiptaro- amerikane 3 vite të shkuara”.

“Ndërkohë, për identifikimin e plotë po kryhet një ekspeditë profesionale, ku në ndihmë kemi edhe fotot dhe skicat e nëndeteses të ardhura nga arkivi i luftës së Gjermanisë”, thotë Tare, duke shtuar se jemi shumë pranë  nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë. /ATA/

 

Pin It