“Eni në ndjekje të ëndrrave”, premierë në TKEKS për fëmijë

“Eni në ndjekje të ëndrrave”, është historia e ngrohtë, prekëse dhe me plot dashuri dhe me ngjyra jete, e vajzës së vogël, jetimes, Eni. E shtypur nën tiraninë e Zj. Heningen, ëndrra e Enit është të gjej prindërit e saj. Ajo e di se diku, larg apo afër, ata janë duke menduar për të, prandaj çamarrokja Eni nuk rresht së besuari e luftuari për realizimin e ëndrrës së saj. Plot aventura nisin të marrin jetë kur ajo kërkohet të adoptohet nga pasaniku më I madh në të gjithë rruzullin tokësor.

Personazhe nga më të ndryshëm vijnë tani në jetën e saj. Disa sjellin energji, dinamik, optimizëm, gëzim e shpresë, të tjerë ndikojnë në intrigë si pjesë e pandashme e jetës. Një shfaqje me dimensione të mëdha, ku ngjyrat njerëzore depërtojnë në shpirtin dhe mëndjen e fëmijës, dhe jo vetëm. Një shfaqje që të lë të mendosh se si është dhe si duhet jetuar jeta. Një muzikal argëtues dhe jashtëzakonisht emocionues. Shfaqja do të  vijë premiere më datë 30 Shtator dhe 1 tetor 2017, ora 10;30 në e TKEKS.

Bazuar në personazhin e Harold Gray, Regjia & Përshtatja  ENDRI ÇELA, Skenografia BEQO NANAJ, Kostumografe  SOFI KARA, Koreografe   ALMENDA HOXHA, Tekstet e Këngëve                   ENDRI ÇELA, Interpretojnë : Algiona AGA,  Adriana TOLKA, Jona XHELILAJ, Franc BREGU, Emiljano BUFAZI, Elona MAMO.

 

 

 

Pin It