Eshtë koha e lakrës turshi, një superushqim me vlera shumë

Vlerat e lakrës turshi janë të panumërta, madje ia kalon edhe shumë bimëve medicinale të njohura.

100g të lakrës turshi përmban rreth 20 mg të vitaminës C. Më tej janë vitamina A, acidi folik, magnezi, hekuri, fosfori, kalciumi, kaliumi, natriumi, substancat e rënda dhe proteinat. Është burim i shkëlqyer i vitaminës B12, prandaj rekomandohet veçanërisht për vegjetarianët. Lakra e kuqe është deri në shtatë herë më shëruese se e bardha dhe ngjyra e saj tregon se ajo përmban antocianine shëruese.

Ja disa nga vetitë e saj:

1.Kurë për traktin digjestiv
Ajo që e bën lakrën turshi të ndryshme nga lakra e freskët është te bakteret probiotike. Lakra turshi është ushqim burimor i fermentuar, e pasurar me kultura probiotike në mënyrë natyrale.
Ndaj, lakra turshi është shumë e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga çekuilibri i florës së zorrëve, veçanërisht pas terapisë me antibiotikë ose kimioterapisë. Ka efekt të dobishëm për lukthin dhe zorrët, në mikroflorën e tyre duke i bën mirë tretjes.
Gjithashtu ndihmon në tretje e ushqimeve yndyrore dhe shpejton metabolizmin, i cili nxit nxjerrjen e substancave toksike nga trupi dhe pastron dhe rigjeneron mëlçinë. Kështu, pastron gjakun, ngadalëson plakjen dhe forcon rezistencën e trupit.

2.Shëron plagët dhe djegiet
Lakra turshi përshpejton shërimin e plagëve dhe vepron tek reumatizma dhe inflamacioni i venave. Lokalisht mund t’a përdorni për të lehtësuar kruarjet e lëkurës për shkak të inflamacioneve të ndryshme alergjike, djegiet e vogla, kafshimet e insekteve, veçanërisht bletët. Në vendin e prekur vendosni një shtresë të fletëve të lakrës turshi dhe mbështilleni me fashë ose gazë. Nëse keni dhimbje koke vëreni në ballë një fletë të lakrës turshi dhe mbështilleni atë me gazë.
Lakra turshi rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe fëmijët.

3.Lakra turshi dhe sistemi imunitar
Konsumimi i rregullt i lakrave turshi ndihmon kundër ftohjes, pastron lëkurën problematike, ul peshën trupore dhe zvogëlon toksitetin në gjak. Pra, ndihmon në neutralizimin e efekteve të padëshiruara te imuniteti i dobët.

4.Përfitimet nga lëngu i lakrës turshi
Lëngu i lakrës turshi ka efekte shumë të favorshme për shëndetin. Është i pasur në vitamina C, E, K dhe B, si dhe vitamina U, njëherit një nga vitaminat më të rralla, të rëndësishme për trajtimin e ulcerave në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Ndër të tjera, lëngu i lakrës turshi vepron kundër kërpudhave dhe baktereve, mbron kundër inflamacionit, ndihmon me ulçerat.

5.Lakra turshi në gatim
Për të përfituar të gjitha vlerat ushqyesve në lakër, konsumojeni të papërpunuar e po ashtu edhe lëngun e saj.
Më e shëndetshme është në formën e një sallate. Përveç kësaj, ju mund ta gatuani, ta skuqni, piqni dhe ta kombinoni me drithëra, të tilla si elbi.

Pin It