Eta James, ikona e muzikës jazz, autorja e hiteve që nuk harrohen

maxresdefault

Më 20 janar 2012 u nda nga jeta Etta James, bijë e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, i cili më pas i braktisi, Etta James gjatë gjithë jetës ndjeu “peshën” e diversitetit të saj.

Veç muzikës dhe zërit të mrekullueshëm, emocioneve që u fali mijëra fansave, jeta e saj u shoqërua me vështirësi dhe probleme, që shpesh i rrezikuan jetën, por dhe vendosën disa herë përballë me ligjin.

Karriera e saj do të niste në vitin 1950, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe kënga e parë do të ishte “The Creolettes”, kënduar bashkë me dy këngëtare të tjera. Suksesi i vërtetë i saj do të mbërrinte në vitin 1961, me “At Last”, një këngë blues për të ardhur më pas tek “Tell Mama”, një këngë tepër e famshme që u riprodhua në vitet në vazhdim nga shumë artistë të tjerë.

Etta James fitoi 4 Grammy Award, 17 Cmime për Muzikën Blues dhe ishte përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993. Një prej këngëve të saj më të famshme është “At Last”.

U nda nga jeta në moshën 74-vjecare, një nga zërat më të mëdhenj të “black music”. Këngëtarja ndërroi jetë në një spital në Kaliforni, pasi u diagnostikua me leucemi në fillim të vitit 2011. James do të mbahet mend për këngët e saj soul, rhythm ‘n’ blues dhe jazz.

Pin It