Ka përfunduar suksesshëm, performanca e Eugent Bushpepës mbrëmë në Eurovizion me këngën “Mall”, ku përcolli një emocion të shkëlqyer e të veçantë. Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.
Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke na përfaqësuar denjësisht, teksa ka bërë për vete shikuesit dhe të pranishmit.
Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.
Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision. Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron. Po ashtu në finale është edhe Ermal Meta që përfaqëson Italinë.