Faleminderit babi, që më tregove sa të varfër jemi…

Një burrë i pasur nga qyteti i tregon djalit të tij se shumë njerëz janë të varfër dhe se ky duhet të jetë mirënjohës për pasurinë që kishin. Për ta bërë të qartë sa të varfër janë të tjerët e dërgon djalin në një fshat të vogël. Djali shkon tek një bujk dhe qëndron aty disa ditë. Kur kthehet i thotë babait të tij kështu:

“Ne  kemi një qen, bujku i kishte katër. Ne kemi tre lisa në kopsht, bujku  kishte njëqind. Ne  kemi një pishinë dhjetë metra, bujku  kishte një lum disa kilometra. Ne kemi dy llamba në kopsht, bujku kishte dritën e hënës dhe të yjeve. Ne  kemi një tarracë deri në kopsht, bujku  kishte disa hektarë…”

Në fund djali i thotë babait të tij: “Baba, më vjen mirë që më tregove sa të varfër jemi.”

Pin It