Ferdinand de Saussure, gjuhëtari e studiuesi që vuri themelet e gjuhësisë

p172inerljk0m7ti1nq51u211bvi0_18647

Më 26 nëntor 1857  lindi në Gjenevë Ferdinand de Saussure, gjuhëtar, idetë e të cilit  u bënë bazë për shumë zhvillime të rëndësishme në gjuhësi dhe semantikë. Studimet e para i kreu në Kolegjin Hoful të Bernës e më pas në Institutin Martini në Gjenevë. Në vitin 1872 përfundon studimin Ese mbi gjuhët. Më 1876 pranohet anëtar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Parisit dhe fillon studimet në Lajpcig. Një vit më pas paraqet në Shoqatën e Gjuhëtarëve sprova për dallimin e a-ve të ndryshme indoevropian. Në shkurt 1880 mbron doktoraturën në Lituani. Një vit më pas emërohet drejtues kursi në Ecole Pratique des Hautes Etudes. Më 1882 bëhet nënsekretar i Shoqatës së Gjuhëtarëve. Në vitet 1906-1909 mban kursin e parë e të dytë të gjuhësisë së përgjithshme, ndërsa të tretin në periudhën 1910-1911.  Saussure është konsideruar si një nga etërit e gjuhësisë të shekullit të 20-të. Ai tregoi shenja talentesh të shumta dhe aftësi të rralla intelektuale që në moshën 14 vjeç. Pas një viti sudimi latinisht, greqisht, e sanskritisht, dhe duke marrë një shumëllojshmëri kursesh në Universitetin e Gjenevës. Saussure, 22 vjeç, botoi punime të rëndësishme në filologji; dhe propozoi ekzistencën e proto – indoevropianishtes me “koeficiente të tingujve”,  humbja e të cilëve solli nevojën e evoluimit të bashkëtingëlloreve, duke çuar në atë që njihet tani si “teoria e laringiteve”. Parashikimet e tij u vunë në provë 50 vjet më vonë kur arkeologët zbuluan tekste hitishte dhe gjuhëtarët arritën t’i deshifronin ato duke përdorur teorinë e laringiteve. Saussure është edhe një nga etërit e semantikës; boshti i përshkrimit të fjalës duke analizuar shenjat, treguesit, figurën, analogjinë, metaforën, simbolikën, kuptimin në varësi të mënyrës së komunikimit. Koncepti i Saussurit mbi formën dhe idenë, fjalën dhe konceptin, shenjën dhe domethënien,”sign and signifier”, përbëjnë thelbin e semantikës. Vdes i sëmurë më 27 shkurt 1913.

 

 

 

 

 

Pin It