Filmi “Fëmija shef” më i suksesshëm se e “E bukura dhe bisha”

Filmi i ri i animuar i Dreamworks “‘Fëmija shef”, mundi këtë fundjavë filmin tjetër të animuar të Disney “E bukura dhe bisha”, duke mbledhur më shumë të ardhura në kinematë amerikane.

Në vendin e tretë , me një rezultat, sipas analistëve nën pritshmëritë, u rendit “Ghost in the Shell”, filmi me protagoniste aktoren Scarlett Johansson.

Filmi komedi “The Baby Boss”, me regji të Tom McGrath mblodhi rreth 49 milionë dollarë, “E bukura dhe bisha” 47.543.000 mijë dollarë, ndërsa për “Ghost in the Shell”, të ardhurat janë rreth 19 milionë dollarë.

“Fëmija shef”, është historia zbavitëse e një familje që mirëpret fëmijën e sapolindur, e gjitha e treguar nga këndvështrimi i vëllait të tij 7 vjeç me emrin Tim./ATA

Pin It