25 mijë doza vaksinë për sëmundjen e dermatozës modulare të gjedhit kanë mbërritur sot në Shqipëri nga fondi i emergjencës së Bashkimit Europian.
Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Bujqësisë, e cila sqaron se përmes këtyre vaksinave synohet që të ketë një strategji vaksinimi në të gjithë vendin sipas standardeve të BE.
MB sqaron se nga ky kontingjent fillimisht ekspertët e bujqësisë do të vaksinojnë 20 krerë që rezultojnë klinikisht të pastra.