Fruti më i magjishëm i pemës së njerëzimit…

Profeti Muhammed, Krenaria e Njerëzimit, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, ka arritur horizontet përtej engjëjve me aftësitë e tij, të cilat më vonë ai i shfaqi në një shkallë më të lartë, ishte fara dhe fruti i pemës së ekzistencës. Ndonëse njerëzimi i është shumë mirënjohës Zotit për këtë pemë gjenealogjike dhe cilësinë e frutave të saj, kjo nuk është e mjaftueshme. Në mënyrë thelbësore, e para gjë që të vjen në mendje kur shqiptohet fjala “njerëzor” është i Dërguari i Zotit, sepse nuk ka njeri tjetër në një shkallë aq të lartë si ai. Dhe megjithatë, kjo krijesë e lartësuar ishte gjithashtu fruti i pemës së jetës. Shkurtimisht, ndërsa krijesa njerëzore është më e nderuara në këto krijime, Profeti është krenaria e njerëzimit.

Kur tërë universi i paanë, me të gjithë pasuritë, përbërësit dhe historinë e tij, është lidhur me natyrën njerëzore, është bërë e qartë pse vlerat e njerëzimit tejkalojnë gjithçka. Gjithashtu mund të thuhet që Zoti e krijoi jo vetëm këtë botë, por edhe tjetrën në emër të arritjes së përkryrjes njerëzore. I Dërguari i Zotit e konceptonte botën tjetër, në të njëjtën mënyrë siç e drejtoi jetën e tij në këtë botë, duke zbutur dhimbjet me shpresat e botës tjetër, duke përjetuar qiejt nëpërmjet gjerësisë së besimit edhe përpara se ai në të vërtetë t’i drejtohej parajsës, ndërsa gjithashtu ndante me bashkëpunëtorët e tij çfarëdo që ndjente. Edhe njëherë duhet theksuar që pavarësisht nga paanësia e tij, ai ishte një njeri, fruti më i magjishëm dhe më i ndritshëm i pemës së njerëzimit.

Pin It