Galileo Galilei, shkencëtari i famshëm, themeluesi i fizikës moderne, zbuluesi i planeteve

Gaileo-Galilei

Më 15 shkurt 1564 në Piza lindi Galileo Galilei  ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si “babai i fizikës moderne”.

Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, të maleve Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.

Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha te cilet mendonin se po thoshte gjera kunder kishes. Ai u akuzua per shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe ne fund te kesaj akuze ai u pergjigj “Megjithate rotullohet”

Ekuilibri dinamik

Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një “këndi reference në prehje absolute” të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje “natyrore” të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. [8] Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mbi një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme .

 Venera, Saturni, dhe Neptuni

Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashihte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.

Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë.

Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij.

Njollat diellore

Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.

Hëna

Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer.

 

Pin It