Gjithçka që duhet të dimë rreth anemisë

Anemia si pasoje e mungesës së  hekurit

Të  gjithë  i kemi bërë së paku një  herë  në  jetë  analizat e  gjakut. Në  shumicën e rasteve mund të  jeni  përballur me rezultate  në  të  cilat, vlera e  hemoglobinës është  më  e ulët se normalja. Ajo që  jeni mësuar të  dëgjoni në  këto raste është   se nuk duhet të  merakoseni pasi të  gjithë  jemi pak anemikë . Kjo në një  farë  mënyrë  është  e vërtetë.

Mungesa e hekurit është mungesa ushqimore me e përhapur ne botë . Kjo mangësi prek rreth 2 miliardë njerëz ne botë. Shkenca ka përparuar shume dhe informacioni është mjaft i arritshëm, por gjithsesi ¼ e popullsisë së  botës mbetet anemike, gjysma prej të  cileve si pasoje e mungesës së  hekurit ne ushqim.

Në meshkujt adult dhe ne moshën e tretë , kjo anemi shkaktohet si pasoje e humbjes kronike të  gjakut. Të  fëmijët dhe gratë, anemia mund të  rezultojë si pasoje e marrjes së  pamjaftueshme të  hekurit nga dieta e përditshme ushqimore, humbje të  gjakut, prodhim i ulet i rruazave të  kuqe ose shtatzani të  shpeshta afër njëra-tjetrës.

 

Me të  prekurit nga anemia

Anemia si pasojë e  mungesës së  hekurit është me e shfaqur të  fëmijët, vajzat adoleshente , sportistët dhe gratë ne moshe riprodhuese .

Bebet qe ushqehen me qumësht lope përpara kohe, mund të  shfaqin humbje të  gjakut nëpërmjet aparatit tretës dhe të  kalojnë ne anemi.

Personat qe vuajnë nga sëmundje inflamatore të  aparatit tretës mund të  jene gjithashtu të  rrezikuar nga anemia.

Një pjesë  e mire e personave anemik mund të  shfaqin “Pica” – një çrregullim qe karakterizohet nga dëshira për të  konsumuar lende jo ushqyesë  si akull, shkumës etj.

 

Si konstatohet mungesa e hekurit dhe anemia?

 

Matja e ferritinës ne gjak është treguesi me i saktë  i hekurit në  organizëm. Nivelet e hemoglobinës dhe hematokritit janë gjithashtu tregues të  mjaftueshmërisë  së  hekurit për formimin e rruazave të  kuqe. Këto dy të  fundit nuk tregojnë fazat fillestare të  mungesës së  hekurit. Fillimisht trupi e rregullon nivelin e hekurit ne gjak duke e marre atë nga depozitat ne formën e ferritines dhe kështu mund t’ja dale për njëfarë kohe, deri sa depozitat të  mbarojnë dhe të  reflektoje ne ulje të  hemoglobinës dhe hematokritit, pra ne anemi.

 

Përthithja e hekurit

Kur depozitat e hekurit zbrazen, organizmi rrit automatikisht përthithshmërinë  e tij. Burime të  mira të  hekurit janë mëlҫitë, fasulet e bardha, mishi i vicit, mishi i erret i shpendeve, toni i freskët, frutat e thara dhe molusqet. Hekuri i mishit ka përthithshmërinë me të  lartë . Hekuri i ushqimeve bimore ndikohet tëj mase  nga ushqimet e tjera qe konsumohen me to. Prezenca e një sasie të  vogël mishi e rrit shume biodisponibilitetin e hekurit të  ushqimeve bimore, si dhe prezenca e aciditetit e bën atë me të  përthithshëm, si portokalli, domatë t, qitro, specat e kuq, kivi dhe brokoli.Personat me aciditet të  ulet të  stomakut janë me të  rrezikuar të  shfaqin mungesë  hekuri.

 

Ushqimet qe nuk duhen konsumuar bashke me hekurin

 

Çaji jeshil

Kafja

Drithërat me krunde

Soja

Qumështi

Kakao, çokollata

Pin It