Gjumi i keq, rrezik për sëmundjet e zemrës

sleeping-positions-feature

Studimet e fundit thonë se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë natën, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë.

Çrregullusia e gjumit ndikon në shëndet dhe mirëqenie. Nëse bëni një gjumë të  varfër do të keni dhimbje të mëdha, depresion dhe ankth.

Disa nga raportet e publikuara në Revistën Europiane vënë në dukje se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Që të flini sa më rehat është mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme:

1.Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë,mirë është rreth orës 22:00.

2.Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.

3.Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.

4.Pini çaj kamomili  1 orë para se të flini,

 

Burimi: Daily Mail

 

Pin It