“Gomari i Babatasit”, At Gjergj Fishta “ironizon” në Teatrin Kombëtar

Aktorët e teatrit ‘Migjeni sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar veprën klasike të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit”.

Pas suksesit në Shkodër,  “Gomari i Babatasit” vjen për publikun kryeqytetas si një perspektivë bashkëkohore nën kurimin dramaturgjik të Stefan Çapalikut dhe me regjinë e Altin Bashës.

Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për politikanët, deputetët dhe zyrtarët është më i mprehtë se kurrë.

Shfaqja do të vij për publikun në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar./ATA/

Pin It