Greqia, 5 autobus me refugjat sirian ne kampin afër Shqipërisë

emigrant

5 autobusë me emigrantë sirianë dhe afgan janë zhvendosur dje nga autoritetet greke nga Porti i Pireut drejt Janinës , qytetit kufitar me Shqipërinë. Refugjatët të cilët janë larguar nga vendlindja e tyre për ti shpëtuar barbarisë që po ndodh atje janë vendosur në Kampin e Filipiadhës, në periferi të Janinës i cili ndodhet rreth123km nga kufiri shqiptar. Ndërkohë sipas autoriteteve greke në këtë kamp mund të strehohen deri në 700 refugjatë.

Autoritetet greke njoftuan se te tjerë grupe priten te strehohen ne kampet që janë ngritur ditët e fundit në veri të Greqisë.

Njëri prej këtyre kampeve është në zonën e Pogonit, 25 km nga pika kufitare e Kakavijës me Shqipërinë. Në këtë strehë pritet të mbërrijnë rreth 200 refugjatë, aq sa është edhe kapaciteti i godinës, që ka shërbyer më parë si një konvikt nxënësish.

Kampi i tretë po përgatitet në pistën e ish aeroportit ushtarak të Janinës. Autoritete greke zhvendosën një javë më parë 162 refugjatë sirianë nga Pireu në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë.

Refugjatët u thanë mediave shqiptare se synonin të kalonin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane.

Autoritetet shqiptare janë shprehur kundër përdorimit të territorit të vendit si kalim transit, për sa kohë nuk ka një tjetër portë dalëse që do të lejonte udhëtimin e refugjatëve drejt shteteve të Europës Qëndrore, të cilat janë dhe destinacioni i synuar i tyre.

Pin It