Hap krahët e urtësisë për të gjithë

Secili prej nesh mund t’i përgjigjet të mirës me të mirë, por t’i përgjigjesh të keqes me të mirë i përket vetëm të urtëve. Veçoria themelore e kësaj sjelljeje është urtësia dhe butësia.

Urtësia është një veçori që duhet të shndërrohet në një cilësi të myslimanit. Myslimani nuk duhet të heqë dorë nga sjellja e maturuar edhe nëse i bëjnë padrejtësi. Krahët e urtësisë të hapur drejt armikut e zbusin atë dhe e bëjnë të padëmshëm për ne.

Në krye të sjelljeve të cilat ndikojnë më shumë tek të tjerët janë fjalët e ëmbla dhe të buta, sepse fjalët e matura dhe një fytyrë e qeshur janë më të pranueshme për zemrën dhe shpirtin e njeriut. Kjo është dhe arsyeja pse njerëzit gojëmbël duhen më shumë në shoqëri.

Pin It