Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet në qershor, rikthehet stacioni te Ish-Treni

Ashtu siç është dhënë lajmi, një mundësi e re për të bërë udhëtimin Tiranë-Durrës do të jetë edhe treni. Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.

Lajmi u bë i ditur nga Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, gjatë një tryeze ku bëri të ditur se është bërë një ndryshim në projekt: “Është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar.

Pin It