Historia e pathënë e epokës së artë të Andaluzisë (Themelimi i Spanjës së sotme)

Për të përhapur mesazhin e Islamit, Porfeti (s.a.s), i dërgoi sahabet (pasuesit e tij), në të gjithë drejtimet. Në të njëjtën kohë, myslimanët ishin të rrethuar nga fuqitë më të mëdha të botës në atë periudhë. Librat e historisë na bëjnë me dije se myslimanët u sulmuan nga ana lindore  prej Perandorisë Persiane  të cilët i detyruan në këtë mënyrë myslimanët të dilnin në vetëmbrojtje. Nga ana veriore ishte Perandoria Bizantine ajo që sulmoi përswri  nga ana veriore e tyre dhe shteti i ri Islam iu përgjigj sulmit duke e mposhtur dhe rrëzuar ndër të tjera edhe Perandorinë Romake. Islami është feja e paqes, por në të njëjtën kohë edhe feja e drejtesisë. Në këtë mënyrë ata iu përgjigjën çdo sulmi, për të mbrojtur veten dhe të drejtat e tyre dhe të përhapnin mesazhin Islam kundrejt gjithë botës. Është raportuar që në vitin 642, një numër i vogël besimtarësh hyjnë në Egjipt nën komandën e Amr ibn As (r.a), duke i dhënë fund kështu sundimit të Perandorisë Bizantine që edhe pse kishte mbetur e paktë në numër kishte mbështetje shumë të madhe nga Perandoria Romake. Njerëzit e Egjiptit i hapën dyert besimtareve dhe i mbështetën në çdo drejtim. Nga Egjipti besimtarët vazhduan ta përhapnin mesazhin e tyre më në perëndim duke arritur kështu deri në Oqeanin Atlantik. Dhe një nga sahabët më të famshëm, i quajtur Ukbe ibn Nafi (r.a) pasi kishte arritur deri në Oqeanit Atlantik kishte thënë: ” Sikur ta dija që mbrapa teje do ketë tokë, do të të kaloja vetëm e vetëm të përçoja mesazhin e Allahut të Madhëruar. Ukbe ibn Nafi (r.a) themeloi një bazë të cilën e quajtën Kairuan. Dhe kjo u bë pika qendrore për myslimanët në zonën e Tunisë, kryeqytetit të sotëm të Tunizisë, e cila ishte vendi ideal për të ndërtuar një port që përmes detit Mesdhe do i mundësonte bashkëpunimin me njerëzit e perëndimit. Gjithashtu për të pasur një imazh më të qartë dhe një rrugë më shumë për t’u futur në perëndim përmes deteve jugore të tyre. Rreth vitit 705, besimtarët kishin arritur ta përçonin mesazhin Islam në një territor shumë të gjerë dhe kjo jo nëpërmjet përdorimit të armëve, por duke arritur marrëveshje në menyrën më natyrale të mundshme. Kjo falë migrimeve në masë të njerëzve pasi  nuk mundeshin të përballnin dot dhunën e pushtuesve. Kështu njerëzit besimtar a jo besimtar, filluan të studionin në shkollat e universitetet Islame gjë që mundësoi që gjuha Arabe të kthehej në gjuhën e përbashkët në shkencë dhe komunikim për të gjithë njerëzit arab ose jo që jetonin në ato zona.

Nga librat e historisë, mësojmë se në vitin 711 liderit të myslimanëve të zonës së Afrikës Veriore, Musa bin Nusejrit (r.a) i kishte ardhur një thirrje prej besimtarëve të krishterë e hebre të përtej detit Mesdhe të njohur si Gadishulli Iberik për ndihmë. Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë Musa bin Nusejri (r.a) dërgon një forcë myslimanësh prej 17.000 ushtarësh nën komandën e gjeneralit Zijad bin Tarikut (r) i cili në rrugë detare arriti në një mal të cilin e emërtuan si Xhebel Tarik, Gjibraltari i sotmë . Në këtë vend ai u përball me ushtrinë e vizigotëve. Behet me dije nga historianët që mbreti i vizigotëve Rodrigu, kishte ardhur me një ushtri prej 100.000 ushtarësh për t’u përballur me myslimanët. Por pavarësisht diferencës së madhe në numër, myslimanët më ndihmën e Zotit të qiejve dhe tokës dhe për hir të mesazhit të cilin po mundoheshin të përcillnin, arritën ta mposhtnin mbretin Rodrig me ushtrinë e tij duke përparuar drejt asaj që sot njihet si Spanja dhe Portugalia. Rreth vitit 755, kjo zonë së cilës iu vendos emri Andaluzi u vizitua prej Abdu-Rrahman es-Sakr i cili kishte arritur të përballonte shumë nga betejat që ishin bërë në Lindje dhe sapo arriti në këto vende u zgjodh prej njerëzve si udheheqësi i myslimanëve. Ai themeloi një qytet të cilin e quajti Kurtuba dhe u shndërrua në kryeqytetin e Spanjës, Portugalisë dhe të të gjithë zonës përreth. Shumë shpejt kjo zonë u shndërrua në kryeqendrën në aspektin fetar dhe atë social duke arritur një civilizim të jashtëzakonshëm. Duke qënë e populluar më së shumti prej besimtarëve të krishterë, katedralet ishin të shumta, njëra prej të cilave u shndërrua në një prej xhamive më të bukura dhe ndërtesa më e bukur në Evropë  në të cilën përkujtohet Zoti. U ndërtuan ujësjellës me qëllim që të sillej ujë në të gjithë qytetin. Zhvillimi i këtij qyteti arriti në një pikë të tillë që rreth vitit 1000 Kordoba ose Kurtuba ishte qyteti më i madh në Tokë. Uji, elementi bazë i jetës ishte i arritshëm në çdo shtëpi Kurtubase. Qyteti u bë i njohur për famën dhe rëndësinë në një periudhë shumë të shkurtër. Historianët tregojnë që në atë kohë në Kurtuba kishte rreth 200.000 shtëpi, 600 xhami, 900 banjo publike, 50 spitale, markete dhe rreth 15.000 punishte tekstilesh dhe një arkitekturë unike  e cila edhe sot vazhdon të kopjohet prej stilit të saj të vaçantë.

Përktheu: Marinela Kullolli

 

Pin It