“I janë dhënë popullit tim në Ramazan pesë gjëra që nuk i janë dhënë popujve të tjerë para tyre…”

Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “I janë dhënë popullit tim në Ramazan pesë gjëra që nuk i janë dhënë popujve të tjerë para tyre:

-Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut.

-Për ta kërkojnë falje melekët derisa të hapin iftarin.

-Lidhen me zinxhirë shejtanët rebelë dhe nuk arrijnë të bëjnë atë që arrijnë në muajt e tjerë.

-Allahu zbukuron çdo ditë xhenetin e Tij dhe i thotë: Robërit e Mi të mirë janë gati që të heqin peshën e rëndë dhe dëmtimet e hallet e dynjasë dhe të vijnë drejt teje.

-Falen gjynahet në fundin e çdo nate. Thanë: O i Dërguar i Allahut! A është nata e Kadrit? Tha: Jo, por punëtorit i jepet shpërblimi i tij kur mbaron punën e tij.”

[Ahmed ibn Hanbeli]

 

Pin It