INSTAT: Gjysma e buxhetit familjar shkon për ushqime

kids-1179x800

Familjet e pasura shqiptare përbëjnë 10% të totalit dhe shpenzojnëe dy herë më shumë se pjesa tjetër. Ndërsa 90% e familjeve në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 63 mijë lekë në muaj, pjesa më e madhe e të cilave për t’u ushqyer.

Të dhënat vijnë nga një anketë e realizuar nga INSTAT, e cila mat shpenzimet për konsum mujor të familjeve shqiptare. Anketa tregon se shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe pije joaolkoolike dhe ky grup zë rreth 48.7% të buxhetit familjar.

Tirana dhe Lezha rezultojnë qytetet me konsumin më të lartë përkatësisht me 81 mijë dhe 79 mijë lekë në muaj. Këto pasohen nga Gjirokastra me 74 mijë lekë shpenzime në muaj për njësi familjare.

Studimi ka anketuar 7. 335 familje të përbëra nga 4 persona dhe rezultatet tregojnë se shpenzimet mesatare familjare janë rreth 70 mijë e 766 lekë. Por në këtë llogaritje shpenzimet më të mëdha i takojnë 10% të familjeve, ndërsa 90% të tjera shpenzojnë më pak se gjysma e të parave. Familjet e pasura shqiptare shpenzojnë mesatarisht 138 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të anketës shqiptarët shpenzojnë, 4.9% të buxhetit për veshje e këpucë, 10.3% për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira dhe riparime të vogla. Ndërsa arsimi zë pjesën më të vogël të shpenzimeve me 2.1% të totalit.

Pin It