“International Albanian Brass Festival” edicioni i 3-të

Ishim në studio me Ilir Kodhimën, një nga organizatorët e “International Albanian Brass Festival” edicioni i 3 që u mbajt nga 23-28 Prill
“International Albanian Brass Festival” vjen në edicionin e tij të tretë, e organizuar nga Shoqata “Artistët Interpretë” dhe falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve, Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë etj. Skena e sallës e Black-Box por edhe ambjentet e Liqenit Artificial te Tiranes, do të gjallërohet nga muzka Jazz, Klasike, Tradicionale etj te luajtra nga artistet: Arkady Shilkloper – Rusi, Katie Cox – USA, Paul Goodchild – Australi, Luca Benucci – Itali, Albanian Brass etj. Festivali do të zgjasë 5 netë dhe gjatë këtyre netëve do të luhen Vepra Premierë të kompozitorëve Shqiptar por edhe të huaj. Sipas traditës së krijuar tashmë do të organizohen konferenca dhe master-classe që do të mbahen pranë Universitetit të Arteve nga dt 23-26 Prill. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të interesuarit, aq më shumë që ato do të jenë falas.  Nata e fundit e festivalit qe do të mbahet pranë Liqenit Artificial, do të jetë një festë e shoqeruar nga muzika e: Albanian Brass Ensemble, Albanian Folk, Fanfara Arbëria dhe Erik-Dj.

Pin It