ITALI – 14 miliardë euro dëme nga moti ekstrem i dekadës së fundit

Ngjarjet ekstreme të motit kanë shkaktuar rreth 14 miliardë euro dëme në bujqësinë italiane gjatë dekadës së fundit, deklaroi grupi ”Colidiretti” dhe shoqata për tokën, ANBI.

Vetëm në vitin 2019, 16 rajone italiane kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas një katastrofe natyrore.

Të dy shoqatat publikuan shifrat në konkursin për foto ”Obiettivo Acqua” (Objektivi Uji).

Pavarësisht kërkesës së rajoneve për shpalljen e emergjencës, presidenti i ANBI Francesco Vincenzi, deklaroi se ishin caktuar më pak se 10% të fondeve të 2013 dhe 2019, rreth 11 miliardë euro./

Pin It