Jo më lotari. Presidenti Trump tregon se si mund të shkoni në Amerikë

Jo më lotari. Presidenti Trump tregon se si mund të shkoni në Amerikë Në një status të publikuar në adresën e tij zyrtare në Twitter, presidenti ameirkan Donald Trump njoftoi se lotaria do marrë fund dhe se të gjithë ata që duan të shkojnë në Amerikë, për ta bërë vendin akoma më të fortë mund të shkojnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën dhe jo më tek lotaria.

Statusi i plotë i Trump është ky:  “Si president, dua që njerëzit të cilët duan vijnë në vendin tone, të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën. Jo me Lotari, Amerika vjen e para”. Lajmin se lotaria do marrë fund nuk është i padëgjuar më parë, edhe pse vitin e kaluar nuk u pengua dhe thuhet se ishte i fundit.  Në bazë të ligjit amerikan, çdo vit pranohen 85.000 qytetarë emigrantë që përzgjidhen nga lotaritë e ambasadave amerikane në vende si Shqipëria.

Më parë është thënë se SHBA-të mund të anulojnë lotarinë amerikane për ta zëvendësuar atë me një sistem ekas për të marrë persona profesionistë e jo njerëz të zakonshëm joprofesionistë. Në nëntor, Donald Trump rmosi një urdhër ekzekutiv që do e bëjë shumë të vështirë për kompanitë amerikane që të punësojnë njerëz nga vende të tjera, që punojnë me më pak lekë se amerikanët. Urdhri i ri i firmosur nga Trump quhet

“Bli Amerikan, punëso amerikan”, ai ka thënë se është vetëm llimi i një fushate që do të sjellë më shumë punë, ku proritet do kenë qytetarët amerikanë.

 

Tiranapost.al

Pin It