Jo nga dora në dorë, por nga zemra në zemër…

Poeti Rilke, një ditë kishte dalë me një mikeshën e tij duke shëtitur rrugëve të Parisit. Buzë një rruge, shohin një grua e moshuar, të cilës, njerëzit i jepnin franga sa herë kalonin pranë saj. Ajo qëndronte e heshtur dhe si e hutuar, duke mos e falenderuar gjestin bujar të asnjërit. Rilke me mikeshën e tij kaluan pranë saj dhe ai nuk i dha asnjë dyshkë. Mikesha e tij reagoi dhe tha: “Miku im! Çfarë ishte kjo sjellje e pahijshme dhe johumane?! Si nuk i dhatë edhe juve diçka asaj plake të mjerë?!”

Të nesërmen, Rilke kishte dalë sërish me mikeshën e tij dhe në të njëjtin vend shohin plakën e mjerë. Rilke mbante në dorë një lule akacie të çelur e plot aromë. Mikesha e tij, priste momentiin kur poeti do t’ia zgjaste këtë lule, por me të mbërritur tek plaka, Rilke u përkul në formë respekti para saj, i zgjati lulen dhe i shtrëngoi dorën ngohtësisht. Mandej u largua duke ndjekur rrugën. Por pas pak, e moshuara nxitoi drejt tyre, i doli para poetit, i kapi dorën, ia puthi dhe  efalenderoi. Pastaj u largua menjëherë në punën e saj. E çuditur mikesha e tij pyeti: “Vallë ku po shkon kjo e mjerë?!”

Rilke iu përgjigj: “Në shtëpinë e saj. Për sot, e mori atë që deshi dhe që realisht i nevojitej. Asaj i duhej dashuri dhe ngrohtësi që del nga një zemrër dhe shkon në një zemër. Jo ndihmë që del nga një dorë dhe shkon në një dorë tjetër.”

Pin It