Ju dhembin grykët? Gjyshet kanë disa receta për ju

Nëse ju ka rritur gjyshja, me siguri duhet t’ju kujtohet që sa herë ju sëmureshit ajo kishte një recetë të sajën që si për mrekulli ju shëronte. Jo vetëm që sëmundja largohej brenda pak ditësh, por trupi juaj rekuperohej më një kurë natyrale pa asnjë kimikat. Ndryshimi i temperaturave të ditëve të fundit  ju kanë risjellë dhimbjet e grykëve. Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh.

1. Gargarë me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni..do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.

2. Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditëssipas Living.

3. Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore. Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.

Pin It