Kalendari historik: 10 korrik

10 Korriku është dita e 190 e  vitit, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 174 ditë.

Ngjarje

48 pes – Beteja e Dyrrhachium: Jul Cezari mezi i shmanget një humbjeje katastrofike, ndërsa kundërshtari i tij, Pompey, tërhiqet në Maqedoni. Pompey urdhëroi ndaljen e sulmit  dhe largohet, duke besuar se Cezari ishte thyer përfundimisht. Plutarku shkruan në ‘Jetët Paralele’, se “Cezari u shpreh për atë betejë duke thënë: Sot fitorja do të ishte e armikut, nëse ndonjë prej tyre do të ndodhej për ta marrë atë”. Gjithashtu, Cezari ishte shkaku që emri Epidamus u ndërrua në Dyrrhacium;  Barthold Georg Niebuhr (1776-1831) i referohet një tradite të lashtë sipas së cilës, emri i qytetit Epidamnus u shndërrua Dyrrhachium (Durrës) me vendim të senatit romak, pas një kërkese të Cezarit i cili argumentoi se kur legjioneve romake t’u jepej urdhëri për të marre qytetin Epidamnus, ai donte që ata ta pushtonin dhe jo të tërhiqeshin. Qezari shqetësohej se urdhëri mund të kuptohej gabim, pasi Epidamnus ngjasonte me latinishten “damnum” që do të thotë “humbje”. Në këtë rast, për lehtësi komunikimi me trupat, romakët parapëlqyen emrin “Dyrrhachium”, siç quhej qyteti nga vendasit ilirë.

988 – Mbreti  i norsëve Glun Iarainn njeh Mael Sechnaill II, si mbret të Irlandës. Kjo është konsideruar të jetë data e themelimit të qytetit të Dublinit. Gjithësesi, ku vendbanim është i lashtë; gjeografi Ptolemeut rreth vitit 140 e shënon atë me emrin ‘Eblana’. Të tjerë thonë se Dublin vjen nga një irlandishte e vjetër për “pellg a ujë i turbullt apo i ndotur”.

1212 – Londra preket nga një prej zjarreve më të mëdhenj në historinë e saj; thuajse gjithë qyteti digjet. Londra ka pësuar shumë herë djegie; ekzistojnë prova se zjarri më i herëshëm i madh ndodhi në vitin 60, gjatë revoltës së udhëhequr nga Mbretëreshës Boudica, forcat e së cilës dogjën plotëtisht qytetin atëherë i njohur si Londinium.

1890 – Wyoming u bë shteti i 44–t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1913 – Lugina e Vdekjes, Kaliforni, godidet nga një temperaturë prej 57 gradë Celsius – temperatura më e lartë e regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

1989 – Mel Blanc, zëri i personazheve të filmave të animuar, Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ndërroi jetë në moshën 81–vjeçare.

1997 – Në Londër shkencëtarët shpallën gjetjet e tyre gjatë analizës së ADN-së të një skeleti të Neandertalit që mbështesin “Teorinë e Afrikës” mbi evolucionin e njeriut, duke vendosur një “Evë afrikane” 100.000 deri në 200.000 vjet më parë.

 

Lindje

1980 – Jessica Simpson – Aktore dhe Këngtare nga ShBA

1931 – Alice Munro, shkrimtare kanadeze, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Vdekje

2015 – Omar Sharif, aktor filmi egjyptian.

Pin It