Kalendari historik: 10 qershor

10 Qershori është dita e 161-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 204 ditë.

Ngjarje

 

323 pes – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argmentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor – në shënimet e bashkëkohësve thuhet se Aleksandri vdiq nga ethet. Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni më 20 korrik, 356 pes, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e herëshme Alekandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi tjetër ishte Lisimaku, i cili përdorte improvizime prej aktori për të kapur vëmendjen e princit, të cilit i pëlqente kur ai imitonte Akilin. Në vitin 343 pes, mbreti Filip punësoi filozofin Aristotel. Gjatë tre viteve, Aristoteli, jo-grek, jo-maqedonas (një traditë thotë se ishte ilir), i mësoi Aleksandrit filozofi, poezi, dramë, + Vdekja e tij trishtoi maqedonasit, hidhëroi ilirët, hodhi grekët në rebelim; territoret e pushtuara prej tij u ndanë mes gjeneralëve – secili mbajti në zotërim zonat që kishte nën kontroll, siç ndodhi me Ptolemeun, i cili themeloi dinastinë e tij 350 vjeçare në Egjipt.

1793 – Muzeu ‘Jardin des Plantes’ hapet në Paris – një vit më vonë, bëhet Kopshti Zoologjik i parë publik.

1854 – Diplomohen studentët e parë të Akademisë Detare në Annapolis, Maryland të Shteteve të Bashkuara.

1878 – Shqiptarët themelojë Lidhjen e Prizrenit për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të  Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve  të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur.

1924 – Shqipëri; Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. Këshilli i regjencës prej katër anëtarësh pushoi së ekzistuari; Gjon Çoba dha dorëheqjen, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani ikën bashkë me Zogun, ndërsa Sotir Peci, u tërhoq në Korçë.

1935 – Dr Robert Smith merr pijen e tij të fundit, dhe themelon shoqatën Alkolikët Anonim, në Akron, Ohio, Shtetet e Bashkuara.

1963 – SHBA; Hyri në fuqi Legjislacioni për heqjen e pabarazisë së pagave në bazë të gjinisë. Ligji u nënshkrua nga presidenti John F. Kennedy, si pjesë e Programit të tij ‘New Frontier’.

1977 – Apple II, një nga kompjuterat e parë personalë, del në shitje në SHBA.

1999 – Lufta në Kosovë: NATO pezullon sulmet e saj ajrore pasi presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçi, bie dakord të tërheqë forcat e tij nga Kosova.

1999 – Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

2001 – Papa Gjon Pali II shenjtëron murgeshën libaneze Rafka (1832-1914). Sipas legjendës, kur Rafka ishte vajzë e re, ajo shkoi për të vizituar një manastir, ku papritmas dëgjoi zërin e Perëndisë që i tha: “Ti do bëhesh murgeshë.” Rafqa u bind, dhe Nëna Superiore e manastirit e pranoi atë menjëherë, pa asnjë hezitim. Më vonë Rafka iu lut Perëndisë që t’i ndante dhimbjet e botës me të, dhe menjëherë ajo u prek nga një sëmundje e pashërueshme që e mbajti në shtrat deri sa vdiq.

2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.

Lindje

  • 1915 – Saul Bellow, shkrimtar amerikan, nobelist
  • 1934 – Alois Mock, politikan austriak
  • 1934 – Sotir Capo, piktor shqiptar (V. 2012)
  • 1942 – Muharrem Berisha, matematikan, akademik dhe profesor shqiptar (V. 2010)
  • 1943 – Alfred Kanini, shkrimtar, publicist dhe gazetar shqiptar (V. 2011)
  • 1959 – Carlo Ancelotti, trainer futbolli italian
  • 1969 – Xhejlane Godanci, aktore

Vdekje

  • 1976 – Adolf Zukor, Producent filmi hungarezo-amerikan, bashkëthemelues i Paramount Pictures (L. 1873)
  • 1987 – Elizabeth Hartman, aktore amerikane (lindi më 1943)
  • 1988 – Louis L’Amour, shkrimtar amerikan (lindi më 1908)
  • 2000 – Hafez al-Assad, Presidenti i Sirisë (lindi më 1930)
  • 2000 – Brian Statham, futbollist anglez (lindi më 1930)
  • 2001 – Leila Pahlavi vajza e shahut të Iranit Mohammad Reza Pahlavi (lindi më 1970)
  • 2003 – Donald Regan, shefi i shtabit amerikan dhe Sekretar i Thesarit të SHBA-së (lindi më 1918)
  • 2003 – Dr Phil Williams, shkencëtar dhe politikan anglez (lindi më 1939)
  • 2004 – Ray Charles, muzikant amerikan (lindi më 1930)
  • 2012 – Gordon West, futbollist anglez (L. 1943)

 

Pin It