Kalendari historik: 11 qershor

11 Qershori është dita e 162-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 203 ditë.

 

1184 pes – Lufta trojane: Troja shkatërrohet dhe digjet – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar permes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, Odisea, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë). Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në cikël poemash epike, fragmente që kanë mbijetuar dhe vepra të tjera të letërsisë klasike, përshi Virgjilin dhe Ovidin. Zanafilla e luftës është një grindje mes perëndeshave Athena, Hera, dhe Afërdita, kur Eris, perëndesha e grindjeve, u dha atyre një mollë të artë, e njohur edhe si ‘mollë sherri’, me mbishkrimin “për më të bukurën”. Zeus caktoi Parisin për të gjykuar se cila nga 3 perëndeshat ishte më e bukura. Parisi zgjodhi Afërditën; në këmbim Aferdita i kishte premtuar atij Helenën, më e bukura e të gjitha grave. Kur Parisi dhe Helena ikin së bashku në Trojë, Agamemnoni, vëllai i Menelaus, udhëhoqi një ekspeditë të trupave akaeanse; mbriti në Trojë me 1 mijë anije dhe e rrethoi qytetin për dhjetë vjet. Pas vdekjes së shumë heronjve, përfshi Akilin, Ajaksin, Hektorin dhe Parisin, qyteti ra viktimë e dhuratës së kundërshtarit – dhurata ishte një kal i madh prej druri, me disa ushtarë të fshehur brenda, të cilët kur ra nata hapën dyert e qytetit, duke shpalosur tragjedinë e Trojës. Njerëzit e lashtë mendonin se Lufta e Trojës ishte ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në shekullin e 13-të apo 12-të pes; ata besonin se Troja ndodhej në afërsi të Dardaneleve, në Azinë e vogël. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të 19-të, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi. Në 1868, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi rrënojat e Trojës në Hissarlik, Turqi – kjo është pranuar nga shumica e dijetarëve dhe që nga ajo kohë Lufta e Trojës konsiderohet ngjarje e vërtetë; megjithëse zhvillimet që pasuan, siç janë përhapja e trojanëve nëpër botë dhe themelimi prej tyre i qytetërimeve të reja, mbulohen nga mite – thuajse çdo popull në Evropë pretendon se ka prejardhje trojane.

1580 – Juan de Garay themelon Buenos Airesin.

1644 – Një letër që mban këtë datë, shkruar nga Evangelista Torrricelli, tregon se ky shkencëtar italian sapo kishte shpikur barometrin.

1788 – Eksploruesi rus Gerasim Izmailov arrin Alaska, duke shënuar krijimin e kolonive ruse të Amerikës në Alaska.

1935 – Në Alpin, Nju Xhersi, shpikësi Edwin Armstrong kryen demonstrimin e parë publik të transmetimit radiofonik FM në Shtetet e Bashkuara. FM është akronim për Frequency Modulation (Frekuenci të Ulta, Zakonisht 87,5-108,0 MHz ) që të japin zë me  besnikëri të lartë (High Fidelity) për transmetimet në radio.

2002 – Antonio Santi Giuseppe Meucci njihet si shpikësi i parë i telefonit nga ana e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Antonio Meucci, (1808-1889), emigrant Italian, ishte shpikës dhe mik e bashkëpunëtor i Giuseppe Garibaldit. Meucci kishte vendosur një lidhje elektromagnetike komunikimi me zë midis shtëpisë dhe laboratorit tij. Por patenta për këtë shpikje e regjistruar në vitin 1871, nuk përmendte se transmetimi zanor ishte elektromagnetik. Pajisja e parë e këtij lloji do të regjistrohej vetëm pas 5 vjetësh, më 1876, nga Alexander Graham Bell

2008 – U miratua Himni i Kosovës.

Lindje

1945 – Beqir Musliu – shkrimtar

Vdekje

1998 – Catherine Cookson, romanciere britanike (lindi më 1906)

2007 – Imre Friedmann, shkencëtar amerikan (lindi më 1921)

 

 

Pin It