13 Marsi është dita e 72-të e këij viti, deri në fund të tij janë edhe 293 ditë.
Ngjarje
1519 – Eksploruesi dhe pushtuesi spanjoll Hernando Kortez me 600 ushtarë mbërrin në Meksikë, në gadishullin Jukatan, ku gjejnë aztekët dhe Perandorinë e tyre. Nga viti 1200, Perandoria Azteke kontrollonte shumicën e territorit të Meksikës së sotme, më 1520, me pushtimin spanjoll, Perandoria ishte zhdukur.
1634 – Krijohet Akademia franceze – e njohur si autoritet i gjuhës, e ngarkuar me publikimin e fjalorit zyrtar të gjuhës frënge.
1639 – Kolegji i Kembrixhid në koloninë Massaçusets merr emrin Harvard për nder të klerikut John Harvard – dhurues i një fondi mbi të cilin u ngrit universiteti Harvard.
1733 – Në Angli, lindi Joseph Priestley, shkencëtar – zbulues i oksigjenit. Veprat e tij shkencore mbulojnë fusha të tilla si kimi, fizikë, energji elektrike, magnetizëm, dhe optikë. Megjithëse Priestley thoshte se ishte thjesht studiues i dukurive të natyrës, në veprën e tij, Historia e Energjisë Elektrike, ai del si “shkencëtar që me punën e tij nxit sigurinë dhe lumturinë e njerëzimit”. Priestley (v. 1804) ishte admirues i Benjamin Franklinit, dhe rrallë e shqetësonte veten me çështjet teorike.
1865 – Lufta civile amerikane – Jefferson Davis nënshkruan ligjin që autorizon rekrutimin e skllevërve në ushtrinë e Konfereratës.
1855 – Lindi Percival Lowell, (astronom, themeluesi i Observatorit Lowell në Flagstaff, Arizona, nismëtar i kërkimeve për planetim X (Pluton). Lowell njihet edhe per teoritë e tij për jetën dhe ujin në Mars, të cilat janë hedhur poshtë. Megjithatë, observatori i themeluar nga Lowell, ka bërë shumë zbulime të tjera krahas Plutonit. Dëshmitë se gjithësia është duke u zgjeruar, u zbuluan së pari nga Observatori Lowell, ashtu si edhe zbulimi i unazës për rreth planetit Uran, janë merita të këtij Observatori. Astronomët në Lowell vazhdojnë të kërkojnë për jetën përtej planetit tonë. Dhe përpjekjet e tyre zhvillohen në traditën e kërkimeve shkencore të Percival Lowellit.
1900 – Në Francë gjatësia e ditës së punës për gratë dhe fëmijët kufizohet me ligj në 11 orë.
1942 – Julia Flikke, e korpusit të infermjereve, bëhet e para femër me gradën kolonel në ushtrinë amerikane
2003 – Evolucioni i njeriut: Revista Nature njofton se në Itali u zbuluan gjurmë të këmbëve të një njeriu që ka ecur drejtë rreth 350-mijë vjet më parë.
2012 – Enciklopedia Britannica njofton se nuk do të botohet më në version të shtypur, pas 244 vjetësh si e tillë.
Lindje
- 1987 – Rosela Gjylbegu, këngëtare shqiptare nga Shkodra
Vdekje
- 1901 – Benjamin Harrison presidenti i 23-të i ShBA
- 1965 – Fan Stilian Noli, klerik, politikan, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar (L. 1882)
- 1975 – Ivo Andrić, shkrimtar serb – kroat, nobelist