Kalendari historik, 13 prill

1870 – Themelohet Muzeu i Artit Metropolitan New York – më i madhi në Shtetet e Bashkuara, dhe një nga dhjetë muzeumet më të mëdhenj të artit në botë.

1920 – Esad Pashë Toptani ndërmerr një përpjekje të re (të fundit) me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore.

1934 – Kriza e madhe ekonomike; 47 milionë familje amerikane jetojnë me ndihma sociale.

1987 – filloi Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar

2002 – Gjykata Ndërkombëtare në Hagë jep vendimin përfundimtar, që përcaktoi vijën kufitare të gjatë 1,000 kilometra ndërmjet Etiopisë dhe Eritresë, vendim që i dha fund konfliktit ushtarak (1998-2000) ndërmjet këtyre vendeve afrikane.

Lindje

  • 1743 – Thomas Jefferson, presidenti i 3-të SHBA-së (Vdiq më 1826)
  • 1901 – Jacques Lacan, fiziolog francez (vdiq më 1981)
  • 1906 – Samuel Beckett, shkrimtar irlandez (vdiq më 1989)
  • 1926 – Don Adams, komik amerikan (vdiq më 2005)
  • 1946 – Al Green, muzikan amerikan
  • 1955 – Safet Sushiq, futbollist boshnjak
  • 1959 – Zeruya Shalev, letrare izraelite
  • 1963 – Geri Kasparov, mjeshtër shahu rus
  • 1964 – Eusebio Sacristán, futbollist spanjoll
  • 1978 – Carles Puyol,futbollist spanjoll

Vdekje

  • 1695 – Jean de La Fontaine, letrar francez (l. 1621)
  • 1813 – Mihail Ilarionovič Kutuzov, strateg dhe udhëheqës ushtarak rus
  • 1942 – Jan Vlašimsky, skulptor kroat me prejardhje çeke (l. 1861)
  • 1974 – Ante Jadrijević, arkeolog dhe historian kroat
  • 1988 – Alan Paton, shkrimtar jugoafrikan dhe luftar kunder aparthejdit
  • 1996 – Vjekoslav Kaleb, letrar kroat (l. 1905)
  • 2004 – Bedri Dedja, shkrimtar shqiptar (l. 1930)
  • 2015 – Günter Grass, shkrimtar gjerman, nobelist
Pin It