Kalendari historik: 13 Tetor

13 Tetori është dita e 286-të e kalendarit gregorian (dita e 287 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 79 ditë.

Ngjarje

1792 – George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.

1911 – Në Shkodër lindi Migjeni ose (Mi)llosh (Gje)rgj (Ni)kolla, poet e prozator. Të parët e tij me mbiemrin Dibrani zbritën nga Reka e ranë në Shkodër. Më 1922, i ati, Gjergji, mori pjesë me Nolin në Kuvendin e Beratit për shpalljen e Autoqefalise Ortodokse Shqiptare. Migjeni mësues fshat-më-fshat ishte 26 vjeç kur vdiq. Jo për më shumë se 7 vjet, ai shkroi prozë, skica, poezi që tingëllojnë këngë vajtimi të dhimbjes, varfërisë e mjerimit. Edhe pse nuk pa një libër të vetin të botuar, Migjeni shtroi udhën e letërsisë bashkëkohore shqipe. Ç’mund të kishte arritur nëse do të jetonte gjatë? Si erdhën kohët – pa liri shprehje e mendimi – në një mënyrë a tjetër, zëri i Migjenit do të ishte mbytur.

1939 – Harry James dhe grupi i tij muzikor regjistroi këngën “On a Little Street in Singapore” për Columbia Records. Një i ri bënte pjesë në këtë grup; ai quhej Frank Sinatra, në një nga regjistrimet e ti të para.

2008 – Parlamenti Evropian ndryshon procedurën e përdorimit të Himnit të Bashkimit Evropian dhe vendosi për t’u luajtur vetën në hapjen e Parlamentit pas zgjedhjeve dhe në seancat formale. Melodia Ode to Joy (nga Simfonia No. 9 e Bethovenit) u adoptua si Himni i Evropës nga Këshilli i Evropës në vitin 1972 dhe pastaj Komuniteti Europian – që nga viti 1983 Bashkimi Europian – në vitin 1995, kjo Melodi u bë Himni kombëtar i Rodezisë. Në vitin 2008, Ode to Joy u përdor nga Kosova si Himn Kombëtar derisa ajo miratoi të vetin – Ode to Joy u luajt në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, edhe si shenjë mirënjohje për rolin e BE-së në pavarësinë e saj nga Serbia.
“Nxitoni, o vëllezër, në rrugën tuaj
Të ngazëllyer si kalorës në fitore.”
(Ode to Joy)

1492 – Kristofor Kolombi dhe ekipi i tij arrijnë në Bahamas.
1582 – Për shkak të impleentimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.
1923 – Ankaraish Angora e zëvendëson Stambollin si kryeqytet të Turqisë.
2010 – Hillari Clinton viziton Kosovën.

 Lindje

1931 – Dritëro Agolli, poet shqiptarë
1971 – Sacha Baron Cohen, aktor dhe komedian anglez

Vdekje

1815 – Joachim Murat, Marshall dhe admiral i Francës

Pin It