Kalendari historik, 14 prill

1828 – Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij. Emri Webster sot është sinonim i “fjalorit” në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam – Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. Noah Webster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit  amerikan.

1849 – Hungaria shpall veten të pavarur nga Austria, me Lajos Kossuth si udhëheqësin e saj.

1865 – Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC,  nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, “Sic sempre tyrannis!” – “Kështu gjithmonë tiranëve!” (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodhnë skenë, Booth theu këmbën por arriti të dilte nga teatri, i hypi një kali, dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më 15 prill, në mëngjes.

1889 – Lindi Arnold  Joseph Toynbee, filozof britanik, historian, autor i shumë librave, përfshi “The Murderrous Tyrany of the Turks”, në të cilën ai shkroi “..ushtria turke u angazhua në asgjësimin e shqiptarëve, sepse këta kishin një frymë jo- osmane kombëtare të tyre”. Toynbee njihet për librin “A Study of History” (1934-1961) me 12 vëllime; përmes kësaj vepre ai ekzaminon ngritjen dhe rënien e 26 qytetërimeve në rrjedhën e historisë njerëzore, dhe nxjerr në përfundimin se këto qytetërime u rritën  duke iu përgjigjur me sukses sfidave nën udhëheqjen e pakicës krijuese. Toynbee (v. 1975) e shihte rënien e qytetërimeve si proces shpirtëror, duke shkruar se “Njeriu arrin qytetërimin, jo si rezultat i dhuntisë biologjike ose mjedisit gjeografik, por si përgjigje ndaj një sfide të caktuar në një situatë të vështirë të veçantë e cila e shtynë atë për të bërë përpjekje të papara deri atëherë”.

1912 – Anija britanike e udhëtarëve RMS Titanic godet një ajsberg në Atlantikun e Veriut në 23:40 (mëngjesin e 15 prill, Titaniku ishte fundosur plotësisht.

1927 – Makina e parë Volvo prodhohet në Gothenburg, Suedi.

1942 – Malta merr Kryqin Xhorxh për trimëri. Ky kryq iu dha nga vetë Mbreti Xhorxh VI i Britanisë dhe është tani emblemë në flamurin kombëtar maltez.

1956 – Në Chicago, Illinois, demostrohet për here të parë videokaseta, e cila do të mbizotëronte tregun e regjistrimeve televizive deri në zhvillimin e Disqeve Compakt, CD e më pas DVD.

2010 – Shpërtheu vullkani Eyjafjallajökull në Islandë

Pin It