Kalendari historik: 14 qershor

14 Qershori është dita e 165-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 200 ditë.

Ngjarje

1777 – Flamuri me 13 shirita të bardhë e të kuq dhe 13 yje të bardhë në sfond blu, miratohet nga Kongresi si Flamuri i Shteteve të Bashkuara. Me shtimin e shteteve do të shtoheshin edhe shiritat dhe yjet. Sot ky flamur ka 50 yje dhe 50 shirita që përfaqësojnë 50 Shtetet e Bashkuara.

 

1841 – Parlamenti i parë kanadez filloi punën në Kingston.

1872 – Kandaja legalizon sindikatat e punëtorëve.

1900- Hawaii u bë territor i SHBA-së.

1907- Gratë në Norvegji e fituan të drejtën për të votuar.

1927- Presidenti nikaraguas, Adolfo Diaz, nënshkroi një traktat me SHBA-në, duke e lejuar ndërhyrjen amerikane në shtetin e tij.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Paris bie nën pushtimin gjerman, dhe forcat aleate tërhiqen. Po këtë ditë, Bashkimi Sovjetik paraqet një ultimatum për Lituanisë që rezulton në humbjen e pavarësisë lituaneze. Gjithashtu, më 14 qershor, një grup prej 728 të burgosur politikë polakë nga Tarnow bëhen banorët e parë të kampit të përqëndrimit Aushvic (3 milionë njerëz do të linin eshtrat në Aushvic deri në vitin 1945).

 

1951 – SHBA: Kompjuteri i parë komercial, UNIVAC I, u vu në përdorim – pak javë më pare kompjuteri ishte instaluar në Zyrën e Regjistrimit të popullsisë. Në vitin 1952, UNIVAC I u përdor nga rrjeti CBS për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – kompjuteri parashikoi se Eisenhower do të fitonte me shumicë të madhe votash ndaj Adlai Stevensonit edhe pse anketat tregonin se Stevenson gëzonte më shumë popullaritet. Ky parashikim i saktë me kompjuter shtoi gjithashtu  ndërgjegjësimin publik mbi teknologjinë e informatikës.

1962 – Themelohet në Paris Organizata Evropiane për Kërkime në Hapësirë  – sot Agjencia Evropiane e Hapësirës.

 

Lindje

  • 1920 – Ramadan Sokoli, muzikologu i shquar shqiptar.
  • 1928 – Ernesto Çe Gevara, revolucionar.
  • 1969 – Shtefi Graf, tenisere gjermane.
  • 1899 – Jasunari Kavabata, shkrimtar japonez.

Vdekje

  • 1939 – P. Ambroz Marlaskaj OFM, publicist, mësues, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues.
  • 1968 – Salvatore Quasimodo, poet italian, nobelist
  • 1986 – Jorge Luis Borges, shkrimtar argjentinas

Festa dhe përvjetore

Dita Boterore e Dhurimit te Gjakut

Pin It