Kalendari historik: 15 maj

1514 – Jodocus Badius Ascensius publikon version latin të librit Gesta Danorum, një nga dokumentet më të vjetër mbi historinë e Estonisë dhe Letonisë. Gesta Danorum përshkruan historinë daneze dhe atë skandinave në përgjithësi që nga parahistoria deri në fund të shekullit të 12-të, dhe plotëson atë që është thënë për historinë e Evropës Perëndimore dhe Jugore. Libri, i cili përshkruan pushtimet daneze në bregun jugor të Detit Baltik, dhe luftërat kundër fiseve sllave (kryqëzatat veriore), shihet si shumë i vlefshëm për historinë e fiseve sllave në periudhën e paganizmit para se të përqafonin fenë e krishterë.

1525 – Beteja e Frankenhausenit mbyll Luftën e Peasantit

1567 – Mbretëresha Skoceze Mary (anglisht Mary Queen of Scots) martohet me James Hepburn, Earl of Bothwell, burrin e saj të tretë.

1618 – Johannes Kepler zbulon ligjin harmonisë. Pas përcaktimit të dy ligjeve të Lëvizjes Planetare, Kepler vazhdoi të studionte orbitat e planeteve. Dhjetë vjet më vonë, ai zbuloi lidhjen midis kohës së orbitës së Tokës dhe distancës së saj nga Dielli nëpërmjet ekuacionit P2 = a3, ku ‘P’ është koha orbitale dhe ‘a’, gjatësia e aksit (mesatarja e distancës nga Dielli ) në njësi astronomike.

1701 – Lufta e suksesionit Spanjoll fillon.

1718 – James Puckle, një avokat nga Londra, shpik automatikun e parë.

1756 – Lufta e Shtatë Vjetëve fillon kur Anglia shpall luftë mbi Francën.

1776 – Revolucioni Amerikan: Konventa e Virgjinias i propozon delegacionit të Kongresit kontinental që të propozoj një Rezolutë për pavarësi nga Britania e madhe, duke i hapur rrugën kështu deklarimit të pavarësisë.

1791 – Maximilien Robespierre propozon ligjin e Vetë – Mohimit, sipas të cilit të gjithë anëtarët e Kuvendit që ishin edhe oficerë të ushtrisë duhej të mbanin njërën pozitë ose tjetrën por jo të dyja njëherësh.

1856 – Lindi Lyman Frank Baum –  gazetar dhe autor i një prej tregimeve për fëmijë më të famshëm në historinë e kohëve të fundit – ai shkroi librin Wonderful Wizard of Oz që u bë film muzikor më 1939 nga studioja e Hollivudit, MGM, me aktorët kryesorë Judy Garland e Frank Morgan. Filmi u propozua për gjashtë çmime Oskar por fitoi vetëm një, për këngën më të mirë ‘Over the Rainbow’.

1897 – Lufta turko – greke; ushtria greke tërhiqet mes humbjeve të shumta.

1926 – fillon programin Radio Zagrebi, radioja e parë në Kroaci

1935 – Metroja e Moskës hapet për herë të parë për publikun.

1940 – Çorapet prej najloni dalin për herë të parë në shitje në mbarë Shtetet e Bashkuara.

1951 – Atasheu kulturor i Polonisë në Paris, Czeslaw Milosz, kërkon strehim politik nga qeveria franceze. Milosz me prejardhje lituaneze, ishte diplomat polak, i shquar si poet, prozator, përkthyes. Pas strehimit në Perëndim në vitin 1951, ai u bë i njohur me librin, Captive Mind (1953), roman klasik anti-stalinist bazuar në ngjarje të vërtetë. Në vitin 1961, Milosz emigroi në SHBA dhe u bë shtetas amerikan. Ai është nderuar me çmime të ndryshme, përfshi çmimin Nobel për letërsi më 1980. Deri në vitin 1998. Milosz (1911 – 2004) ishte profesor i letërsisë dhe gjuhëve në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Detyrë,  nga Czeslaw Milosz
(shqipërim)

Në frikë dhe dridhje, mendoj, do ta përmbush jetën
Vetëm nëse e bind veten të rrëfehem publikisht
Duke zbuluar mashtrimin, timin dhe të epokës time:
Ne u lejuam të bërtisnim në gjuhën e djajve
Por fjalët e çiltra dhe bujare ndaloheshin
Nëndënim aq të ashpër sa kush guxonte
Veten e konsideronte të humbur.

1955 – Traktati i Vjenës: Britania, Franca, SHBA dhe BRSS rivendosin pavarësinë e Austrisë.

 

Lindje

  • 1859 – Pierre Curie, fizikan dhe kimist françez
  • 1890 – Sali Nivica, patriot, publicist, Nderi i Kombit
  • 1916 – Fadil Hoxha, politikan shqiptar nga Kosova
  • 1921 – Guri Madhi, piktor shqiptarë
  • 1922 – Adil Çarçani, politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë
  • 1931 – Pavlina Nika, këngëtare shqiptare
  • 1937 – Madeleine Albright, politikane amerikane
  • 1940 – Ruzhdi Pllana, gjeograf shqiptar
  • 1948 – Brian Eno, muzicient
  • 1964 – Sul Demollari, futbollist shqiptarë

Vdekje

  • 1886 – Emily Dickinson, shkrimtare amerikane
  • 2010 – Muharrem Berisha, matematikan, akademik dhe profesor shqiptar (l. 1942)

Festa dhe përvjetore

  • Dita Ndërkombëtare e Familjes
Pin It