Kalendari historik: 15 qershor

15 Qershori është dita e 166 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 199 ditë.

Ngjarje

1215 – Mbreti Xhon i Anglisë vë vulën mbi dokumentin Magna Carta (Karta e Madhe) –  dokumenti i parë imponuar mbi një Mbret nga një grup vasalësh për të kufizuar me ligj kompetencat e mbretit dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti absolut.

1667 – Kryhet transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.

1752 – Benjamin Franklin dëshmon se rrufeja është energji elektrike (datë tradicionale, data e saktë nuk dihet).

1864 – Themelohet Varreza Kombëtare amerikane e Arlingtonit, kur 200 hektarë tokë (ish pronë e komandantit të ushtrisë së Konfereratës Robert E. Lee) caktohen zyrtarisht nga ana e sekretarit të Luftës, Edwin M. Stanton, për krijimin e një varreze ushtarake.

1877 – Henry Ossian Flipper bëhet i pari kadet afrikan amerikan që diplomohet nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

1888 – Princi i kurorës Frederick William Victor Albert bëhet Kaiser; ai do të jetë perandori i fundit i Perandorisë Gjermane. Më 1918, pas humbjes në luftën e parë botërore, Gjermania u bë republikë. Perandoria gjermane nganjëherë është quajtur ‘Reich’ që do të thotë ‘Mbretëri’.

1916 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson nënshkruan ligjin për përfshirjen e lëvizjes ‘Boy Scouts of America’ (BSA), duke e bërë atë organizatën e vetme rinore amerikane me statut federal. BSA, e themeluar në vitin 1906, ka sot rreth 3 milionë anëtarë, ku fëmijët edukohen me frymën e patriotizmit, besnikërisë dhe guximit.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Operacioni Ariel – trupat Aleate fillojnë të evakuojnë Francën, pasi Gjermania mori Parisin dhe pjesën më të madhe të vendit.

1954 – SHBA; në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi, lindi James ‘Jim’ Belushi, aktor, komedian, muzikant; filloi të tërheqë vemendjen e publikut dhe botës së artit në vitin 1982, kur u bë pjesë e programit televiziv Saturday Night Live, ku vëllai i tij John Belushi kishte qenë i famshëm; pastaj Xhim u përfshi në filma në role mbështetës e kryesorë, si dhe në serialin televiziv ‘According to Jim’ (2001 – 2009). Jim Belushi vazhdon të jetë aktiv në skenë, në TV dhe në filma. Ai gjithashtu shkruan, si dhe këndon me grupin bluz, ‘the Sacred Hearts’. Babai i Xhimit, Adem ose Adam, ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo. Jim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, John, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit.

1954 – Formohet në Basel të Zvicrës, UEFA (Bashkimii i Shoqatave Evropiane te Futbollit).

1978 – Mbreti Hussein i Jordanisë martohet me amerikanen Lisa Halaby, e cila merr emrin mbretëresha Noor. Mbretëresha Noor e Jordanisë lindi më 23 gusht 1951, në Uashington, DC. Babai i saj, Najeeb Elias Halaby, ish-pilot i marinës amerikane dhe avokat, kishte qenë kreu i Administratës Federale të Aviacionit nën presidentin John F. Kennedy. Lindur në një familje të shquar arabo-amerikane, Lisa u arsimua në shkollat më të mira private në Uashington DC, Nju Jork, dhe Masaçusets para se të shkonte në Universitetin Princeton në vitin 1969. Me mbretin Hussein, ajo u njoh ndërsa punonte për organizimin e firmës ajrore jordaneze, Alia. Mbreti Hussein vdiq më 1999 (63 vjeç) – djali i tij Abdullah trashëgoi fronin, ndërsa mbretëresha Noor themeloi fondacionin “King Hussein”, ku përfshihen shumë organizata  bamirëse dhe programe për ndihma, zhvillim dhe paqe në Lindjen e Mesme.

1994 – Izraeli dhe Vatikan vendosin marrëdhënie të plota diplomatike. Sot këto marrëdhënie shihen nga të dy palët si të balancuara në aspektin politik dhe teologjik. Papa Françesku vizitoi Izraelin maj 2014.

2008 – Hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Lindje

1843 – Edvard Grieg, kompozitor norvegjez

1861 – Spiro Xega,patriot i Rilindjes dhe pioneer i piktures shqiptare

1954 – Jim Belushi, aktor dhe këngëtar shqiptaro-amerikan

1963 – Helen Hunt, aktore amerikane

1964 – Michael Laudrup, futbollist danez

1964 – Courteney Cox, aktore amerikane

1969 – Oliver Kahn, futbollist gjerman

1969 – Ice Cube, reper, aktor dhe producent amerikan

Vdekje

1849 – James Knox Polk,politikan amerikan, kryetari i njimbdhjetë i SHBA-ve.

1938 – Ernst Ludwig Kirchner, piktor gjerman

2010 – Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, me famë botërore

Pin It