Kalendari historik: 16 korrik

16 korriku është dita e 197 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 168 ditë.

Ngjarje

622 – Fillimi i kalendarit islamik – dita kur profetit Muhamed ikën nga Meka për në Medinë.

 

1661 – Kartëmonedhat e para në Evropë lëshohen nga banka suedeze Stockholms Banco. Në Evropë, koncepti i kartëmonedhave u paraqit gjatë shekullit të 13-të nga udhëtarët si Marco Polo pas kthimit nga Kina.

 

1964 – Në fjalimin e pranimit të kandidaturës për president, senatori republikan Barry Goldwater tha: “ekstremizmi në mbrojtje të lirisë nuk është ves, dhe moderimi në përkrahje të drejtësisë nuk është virtyt”.

1969 – Programi Apollo: Apollo 11, misioni i parë me njerëz astronautë nga Toka për në Hënë, niset nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral, Florida. Misioni Apollo ishte një sipërmarrje amerikane e kushtueshme, me pjesmarrjen e rreth 400 mijë shkencëtarëve, teknikëve dhe inxhinjerëve, dhe një kosto prej 100 milirdë dollarësh.

1979 – Sadam Huseini zgjidhet kryetar i Irakut.

1981 – Industri Automobilësh; pas 23 vjetësh me emrin e familjarizuar ‘Datsun’, drejtuesit e firmës japoneze vendosën ta ndryshojnë emrin e saj në ‘Nissan’.

1990 – Bashkimi Sovjetik tërheq kundërshtimin e tij për anëtarësim të një Gjermanie të bashkuar në NATO.

1998 – Konstituohet Parlamenti i Republikës së Kosovës.

1999 – John F. Kennedy, i Riu, pilot i një avioni Piper Saratoga, vdes kur avioni i tij rrëzohet në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të Martha Vineyard. Gruaja e tij Carolyn Bessette-Kennedy dhe kunata Lauren Bessette në bord gjithashtu u vranë. Trupat e tyre pa jetë u gjetën dhe u nxorrën nga thellësia e oqeanit pas 5 ditësh.

 

Lindje

 

1901 – Stjepan Mihalić, letrar kroat

1907 – Barbara Stanwick – aktore amerikane

1943 – Reinaldo Arenas, letrar kubanez

1956 – Tony Kushner, shkrimtar amerikan

Vdekje

1707 – Mustafa Ejubović, shkrimtar boshnjak në gjuhen arabe

1985 – Heinrich Böll,shkrimtar gjerman, fitues i çmimit Nobel në vitin 1972

Pin It