16 Marsi është dita e 75-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 290 ditë.
Ngjarje
1802 – Nënshkruhet ligji për krijimin e Akademisë Ushtarake në West Point, Nju Jork.
1827 – Botohet gazeta e parë zezake, “Freedom Journal” në SHBA.
1922 – Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Geografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I, i cili u përmbys nga revolucioni egjiptian i vitit 1952 (vdiq në mërgim në Itali më 1965, në moshën 45 vjeçare). Motra e Farukut, Princesha Favzia Fuad ishte mbretëreshë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga revolucioni islamik më 1979.
1941 – Galeria Kombëtare e Arteve hapet në Uashington DC. Kjo galeri ka një nga koleksionet më të mira të artit në botë. Koleksioni i përhershëm përmban punime nga mesjeta deri në ditët e sotme; perfshi edhe “Ginevra de ‘ Benci”, piktura e vetme e Leonardo da Vinçit në Amerikë.
1998 – Papa Gjon Pali II i kërkon falje Perëndisë për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.
2006 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Lindje
1751 – James Madison, presidenti i 4-t i SHBA-së († 1836)
1787 – Georg Ohm, fizikan gjerman († 1854)
1839 – Sully Prudhomme, shkrimtar francez, nobelist
1916 – Jusuf Vrioni – përkthyes dhe diplomat shqiptar (v. 2001)