Kalendari historik: 16 prill

16 Prilli është dita e 106 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 259 ditë.

1789 – George Washington niset nga  Virxhinia për në Nju Jork për ceremoninë e përurimit si president i SHBA-së. Ceremonia zhvillohet më 30 prill dhe Uashingtoni bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara pas ratifikimit të Kushtetutës.

1844 – Lindi Anatole France, gazetar francez, autor, dhe poet. Ironik dhe skeptic – Frans konsiderohej në kohën e tij si ideali i letërsisë franceze. Anatol Frans u nderua me  Çmimin Nobel në Letërsi më 1921. Vdiq më 12 tetor 1924. Shkrimtari George Orwell do të shkruante se Anatol Frans përfaqësonte gjithça që klerikët dhe revanshistët – të cilët më pas do të puthnin çizmet e Hitlerit – urrenin më shumë.

1847 – Lindi Hans Auer, arkitekt zviceran – austriak, i njohur për projektimin e Bundeshaus zviceran, ku Parlamenti dhe Këshilli Federal janë vendosur në Bernë që prej vitit 1902. Auer ishte përfaqësues i rrymës së quajtur “realizmi arkitektonik”, dhe  zhvilloi nocionin e hapësirës arkitektonike si aspekt të rëndësishëm të stilit dhe evolucionit. Ajo që tani konsiderohet si “teori arkitektonike moderne,” lindi nga realistët arkitektonikë të viteve 1880, përfshi Hans Wilhelm Auer (v. 1906).

1862 – SHBA, shfuqizohet skllavëria në Distriktin e Kolumbias (kryeqyteti Uashington).

1889 – Në  Londër, Angli, lindi Çarli Çaplin. Karriera e  tij si aktor filloi kur ishte fëmijë; në moshën 24 vjeç u bashkua me Kompaninë Keystone ( SHBA), me të cilën realizoi mbi 30 filma; më pas formoi korporatën United Artists dhe prodhoi shumë filma (nga The Gold Rush më 1925 deri më 1952 me filmin Limelight). Në vitin 1972, ai u kthye në Shtetet e Bashkuara (këtë herë iu lejua hyrja) për të pranuar një çmim special Oskar; në vitin 1975 Çaplinit  iu dha titulli i Kalorësit, nga Mbretëresha e Anglisë. Dy vjet më vonë, ditën e Krishtlindjeve, Sir Çarli Çaplin vdiq në shtëpinë e tij në Vevey, Zvicër. Shumë e kanë imituar ose janë përpjekur, megjithatë, siç ka thënë kritiku i filmit, Max Sennett, “Çaplini është artisti më i madh që ka jetuar ndonjëherë”.

 

1917 – Pas 10 vjetësh në mërgim në Zvicër, Lenini kthehet në Rusi për të filluar revolucionin bolshevik.

1972 – Apollo 16 u nis për në Hënë. Në bord ndodheshin astronautët Xhon Jang, Thomas Mattingly dhe Çarls Djuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të zonës ku ishte ulur Apollo 11. Astronautët mblodhën rreth 100 kg gurë hënorë, si dhe vendosën në sipërfaqe disa aparate shkencorë. Misioni zgjati 11 ditë.

1982 – Mbreteresha Elizabeta shpalli Kushtetuten e re të Kanadasë, duke i prerë lidhjet e fundit koloniale me Britaninë.

Lindje

1319 – Jean II, mbret i Francës († 1364)

1889 – Charlie Chaplin, regjisor dhe aktor anglez († 1977)

1990 – Lorraine Nicholson, aktore amerikane

Vdekje

1731 – Daniel Defoe, shkrimtar dhe gazetar anglez

1972 – Jasunari Kavabata, shkrimtar dhe nobelist japonez.

1968 – Edna Ferber, shkrimtare amerikane

1990 – Greta Garbo, aktore suedeze.

Pin It