Kalendari historik 17 maj

17 Maji është dita e 137 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 228 ditë.

1673 – Louis Joliet dhe Jacques Marquette fillojnë eksplorimin e Lumit Missisipi.

1792 – Krijohet Bursa e Nju Jorkut (NYSE) – 24 aksionerë u mblodhën në hijen e një peme për të rregulluar çmimet e mallrave dhe këmbimin e letrave me vlerë. Pema ndodhej në rrugën Wall (Mur) në Manhatan, Nju Jork. Rruga quhej Wall nga një mur mbrojtës që ishte ndërtuar aty në vitin 1650. Në mot të keq, agjentët e bursës mblidheshin në një kafene, dhe kur ditët ishin me diell, ata uleshin nën pemë në Wall Street për të kryer shit-blerjen e aksioneve. Sot, NYSE ka 51 milion investitorë të cilët përfaqësohen nga 10.000 agjentë me zyra në Wall Street duke tërhequr klientë nga shumë vende të botës.

1906 –  Hapet për trafikun hekurudhor tuneli Simplon që lidh qytetet Brig të Zvicrës dhe Domodossola të Italisë, përmes Alpeve. Tuneli ishte përuruar një javë më parë nga mbreti italian Viktor Emanueli III dhe presidenti i Zvicrës, Ludwig Forrer

1932 – Kongresi amerikan ndryshon emrin e ishullit nga ‘Porto Rico’ në “Puerto Rico”. (Port i Pasur), Ky ishull i populluar fillimisht për shekuj nga banorë vendës të njohur si Taino, ishte zbulua për Spanjën nga Kristofor Kolombi gjatë udhëtimit të tij të dytë në Amerikë më 19 nëntor 1493. Spanja e mbajti ishullin për më shumë se 400 vjet pavarësisht nga përpjekjet franceze, holandeze e britanike për pushtim. Më 1898, Spanja ia dorëzoi ishullin Shteteve të Bashkuara, sipas kushteve të Traktatit të Parisit që shënoi humbjen e Spanjës në luftën Amerikano-Spanjolle. Në vitin 1917, SHBA u dha Puerto Rikanëve të drejtën e shtetësisë amerikane. Gjuhët zyrtare në Porto Riko janë spanjisht dhe anglisht, me spanjishten si gjuhë kryesore, pavarësisht se një ligj i vitit 1902 e cilëson anglishten si gjuhë të vetme zyrtare.

1968 – Organizata evropiane e kërkimeve në Hapësirë lëshon satelitin e saj të parë në orbit për qëllime komunikimi.

1989 – Nelson Mandela diplomohet nga Universiteti i Afrikës së Jugut në moshën 70 vjeçare  – vdiq më 5 dhjetor 2013.

1989 – Portreti “Dr Gachet” nga piktori Vincent van Gogh nxirret në ankand për 825 milionë dollarë. Dr Paul Gachet u kujdes për shëndetin e Van Gogut në muajt e fundit të jetës së tij. Van Gogh i shkroi vëllait të tij në vitin 1890 për këtë pikturë:

 

Lindje

1936 – Dennis Hopper, aktor amerikan

Vdekje

1895 – Haki Stërmilli, nëpunës, shkrimtar, publicist dhe deputet shqiptar.

Pin It