Kalendari historik, 18 maj

18 Maji është dita e 128 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 227 ditë.

Ngjarje

1498 – Vasco da Gama arrin portin e Kalkutës në Indi

1593 – Angli; Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd për herezi çojnë në lëshimin e urdhër arrestit për Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg, poet dhe përkthyes, aktor tragjik kryesor i epokës elizabetiane në Angli. Marlowe ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t’u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohëshme të Marlowes. Për çfarë u arrestua poeti  nuk ka të dhëna; mendohet të kenë qenë akuza për blasfemi.

 

1652 – Rhode Island miraton ligjin e parë në Amerikën veriore që e ndalon skllavërinë.

1804 – Napoleon Bonaparte emërohet Perandori i Francës nga Senati Francez.

1848 – Në Frankfurt, Gjermani, hapet sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Gjermane. Pas debateve të gjata, kuvendi miratoi të ashtuquajturën Kushtetutë e Frankfurtit, e cila e shpalli Gjermaninë Perandori mbështetur në parimet e demokracisë parlamentare. Me këtë rast, piktori Philip Weit vendosi në sallën e Asamblesë pikturën me titull ‘Germania’ (një zonjë e veshur me robë të kuqe, mbi të qëndisur një shqiponjë e zezë dykrerëshe. Piktura personifikonte Gjermaninë e bashkuar dhe demokratike dhe mbeti simbol kombëtar deri në fund të Luftës së Parë Botërore – që prej vitit 1867 ‘Germania’ ruhet në Muzeun Kombëtar në Nuremberg.

1852 – Masaçusets vendos që të gjithë fëmijët e moshës shkollore duhet të shkojnë detyrimisht në shkollë.

1860 – Në kuvendin në Çikago, Partia Republikane emëron Abraham Linkolnin si kandidat për president. E veçantja e këtyre zgjedhjeve ishte se të gjithë kandidatët rivalë republikanë të Linkolnit në zgjedhjet paraprake u bënë anëtarë të kabinetit të tij presidencial. Gjithashtu, fitorja e Linkolnit, i njohur si kundërshtar i rreptë i skllavërisë, e bëri luftën civile edhe më të pashmangshme (lufta filloi më 1861, vetëm një muaj pasi Abraham Linklon bëri betimin si president i vendit).

1897 – Drakula, një novelë nga poeti Irlandez Bram Stoker botohet për herë të parë.

1952 – Profesori i antikitetit W.F. Libby shpall se monumenti parahistorik Stonehenge (Stonhenxh) në Wiltshire, Angli daton nga viti 1848 pes (të dhëna të tjera më pas e datojnë atë edhe më herët). Shumë aspekte të Stonehenge mbeten subjekt debatesh – mister është se kush, kur, pse dhe si u ndërtua gjithë ky monument me gurë të lartë verikalisht e mbi to gurë të rëndë horizontalisht të cilët formmojnë një rreth  që nuk dihet për çfarë funksioni; disa thonë se Stohenge u ndërtua me metoda të mbinatyrëshme ose të harruara për të lëvizur a transportuar gurë të pamundur për t’u lëvizur ndryshe. Të tjerë mendojnë se objekti është aq madhështor sa që kërkon një punë kolektive dhe se u ndërtua me qëllimin në mendje për afrimin a bashkimin e njerëzve të cilët jetonin në fise të vogla të ndara në ishujt britanikë. Kohët e fundit dy teori të reja janë propozuar mbi funskionin e Stonehenge si vend shërimi. Analiza izotop të eshtrave të zbuluara në varret për rreth objektit tregojnë e disa prej individëve të varrosur kishin qenë njerëz të sëmurë të ardhur nga larg, që nga zonat e Mesdheut, për t’u shëruar.

  • Lindje

    • 1048 – Omar Khajjam, shkrimtar persian, matematecient dhe astronomr
    • 1872 – Bertrand Russell, filozof anglez,

    Vdekje

    • 1909 – George Meredith, letrar anglz
    • 1911 – Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
    • 1921 – Nexhib Draga, vdes në Vjenë veprimtari politik shqiptar

    Festa dhe përvjetore

    • Dita Ndërkombtare e Muzeut
Pin It