Kalendari historik: 18 mars

37 – Pas vdekjes së Tiberit, Senati romak shpall Caligulën perandor. Tiber ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të Romës. Ai pushtoi Ilirinë (Pannonia, Dalmaci) dhe Raetian, e përkohësisht Germanian, duke vendosur bazat e kufirit verior të perandorisë romake. Tiberi mbahet mend si sundimtar i zymtë, Pliny Plaku e quan atë “tristissimus hominum”. Pas vdekjes së djalit të tij, Drusus, Tiberit u bë edhe më i pashoqërueshëm. Në vitin 26, ai ikën nga Roma, duke e lëne udhëheqjen e perandorisë në duar të pakujdesshme.

1810 – “Converse”, opera e parë amrikane, shfaqet në Nju Jork.

1891 – Britania lidhet me telefon me Evropën kontinentale.

1902 – Enrico Caruso bëhet këngëtari i parë i njohur që regjistron një këngë në pllakë gramafoni. Mes viteve 1902-1920, Karuzo realizoi rreth 290 incizime të tjera. Kënga “Vesti la giubba” (1904) nga opera Pagliacci e Leoncavallo ishte regjistrimi i parë që u shit një milion kopje. Errico Henrico “Henry” Caruso rridhte nga një familje shumë e varfër. Kishte lindur në Napoli më 1873, i treti i shtatë fëmijëve. Një gojëdhënë thotë se Karuzo kishte pasur 18 vëllezër e motra dhe ai ishte i vetmi që kishte mbijetuar, shumica kishin vdekur që në foshnjëri. Gjithësesi, Errico filloi të kënduarit që fëmijë në rrugët e Napolit. Pastaj morri disa mësime në muzikë e kanto në Kishë dhe në moshën 22 vjeçare, bëri debutimin e tij profesional në muzikën serioze në Teatro Nuovo në Napoli. Në vitin 1903, Caruso nënshkruan një kontratë me Opera Metropolitane, Nju Jork, dhe prej këndej bëhet i famshëm në botë. Më 1920, Karuzo u kthye në Itali , ishte i sëmurë rëndë nga një lloj pezmatimi të mushkërive; vdiq më 2 gusht të vitit tjetër. 48 vjeç. Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, hapi bazilikën Mbretërore të Kishës San Francesco di Paola për funeralin e Carusos, që u ndoq nga mijëra njerëz. Trupi i tij i balsamosur u ruajt në një sarkofag xhami në varrezat Del Pianto në Napoli. Në vitin 1929, trupi u mbyll hermetikisht në një varr prej guri.

1922 – Magjistratët britanikë në Indi dënojnë Mahatma Gandhi me deri 6 vjet burgim për mosbindje.

1938 – Meksika merr kontrollin e pronave të naftës të zotoruar nga të huajt në vend.

1949 – Ratifikohet Traktati i Brukselit, pararendës i Traktatit të Organizatës së Atlantikut Verior (NATO).

1990 – Vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori; në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston; 13 punime me vlerë mbi 500 milionë dollarë zhduken.

1995 – Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67 (Endeavour 8) kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë. Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë. Informacionet nga Mace do të përdoreshin për të hartuar sisteme më të mira kontrollit të virbracioneve në anije në misionet e ardhshme. Ky ishte fluturimi më i gjatë i anijes Endeavour në Hapësirë. Pas kthimit në Tokë, në një intervistë me Zërin e Amerikës (seksionin shqip), astronauti Gregori tha se gjatë misionit ai kishte patur me vete edhe një flamur të vogël shqiptar – “…për shkak se në anije nuk lejoheshin sende që s’kishin të bënin me misionin, unë  e mbajta flamurin nën tesha, në gji..”, tha atë kohë për VOA-n astronauti amerikan William Gregory, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça.

Pin It