Kalendari historik: 19 Janar

19 Janari është dita e 19 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 356 ditë.

1903 – Shpallet një garë e re me biçikleta e quajtur “Tour de France”, që lindi kur pronari i një gazete sportive në Paris doli me idenë për të organizuar një garë me biçikleta për të festuar shpalljen e pafajësisë së Alfred Deyfus, oficer i ushtrisë që ishte dënuar gabimisht për tradhëti. “Tour de France” vazhdon, dhe po në këtë date, më 2013 – çiklisti amerikan Lance Armstrong pranoi se kishte përdorur doping në të shtatë garat fituese të Tour de Francë.

1915 – Georges Claude patentoi gypat e neonit të përdorura për reklamim.

1922 – Një firmë për kërkime gjeologjike shpall se burimet e naftës së SHBA-së do të shterojnë në 20 vjet. Sot, ekspertët mendojnë se Shtetet e Bashkuara pritet t’ia kalojnë Arabisë Saudite si prodhuesi më i madh të naftës në botë.

1977 – Florida – Dëbora bie në Miami, për të vetmen herë në historinë e këtij qyteti – po atë ditë dhe vit borë ra edhe në Bahamas.

1983 – U paraqit Apple Lisa, kompjuteri i parë personal i kompanisë Apple Inc. i cili kishte grafikë dhe miun kompjuterik.

1984 – California Gjykata e Lartë refuzon tetraplegjiken Elizabeth Bouvia, e cila kërkonte t’i mohohej ushqimi deri sa të vdiste në një spital publik. Pas vendimit të gjykatës, Bouvia ( lindur. 1958) dhe e paralizuar tha se dëshiron të jetojë. Sipas Los Angeles Times, Bouvia vazhdon të jetojë.

 

Lindje

1689 – Montesquieu, shkrimtar francez, filozof i së drejtës dhe shtetit

1736 – James Watt, matematikan dhe shpikës skocez (vdiq më 1819)

1809 – Edgar Allan Poe, shkrimtar amerikan

1839 – Paul Cézanne, piktor francez (vdiq më 1906)

1900 – Skënder Petro Luarasi, shkrimtar shqiptar

Vdekje

1557 – Jacques Cartier, udhëpërshkrues francez (lindi më 1491)

2007 – Hrant Dink, gazetar turko-armen

2010 – Panajot Pano, futbollisti me i madh shqiptar (lindi më 1939)

Pin It