Kalendari historik: 2 korrik

2 Korriku është dita e 183-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 182 ditë.

Ngjarje

1698 – Shpikësi anglez Thomas Savery regjistron patentën e motorit të parë me avull.

1776 – Amerikë; Kongresi Kontinental miraton një rezolutë për ndërprerjen e lidhjeve me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, edhe pse formulimi i Deklaratës së Pavarësisë zyrtarisht do të miratohej pas dy ditësh, më 4 korrik.

1777 – Vermonti bëhet territor i parë amerikan që heq skllavërinë.

1871 – Victor Emmanuel II i Italisë hyn në Romë, duke ia marrë qytetin Papës.

1877 – Lindi Hermann Hesse, autor dhe poet romantik gjerman-zviceran; nderuar me Çmimin Nobel në letërsi më 1946 (vdiq më 1962).

1897 – Shkencëtari italian Guglielmo Marconi regjistron në Londër një patentë për radio.

1900 – Kryhet fluturimi i parë me Zeppelin mbi liqenin Constance pranë Friedrichshafen, Gjermani.

1961 – Ketchum, Idaho – Ernest Hemingway u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, goditur në kokë me armë gjahu. Gruaja e tij, Maria, tha se ai kishte vrarë veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën. Hemingway, shkrimet e të cilit i dhanë një çmimi Nobel dhe një çmimin Pulitzer, do të kishte qenë 62 vjeç më 21 korrik 1961. Ai ishte gjahtar i përkushtar dhe ekspert për armët e zjarrit. Babai i tij, Dr Clarence E. Hemingway, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç. Tema e vetëvrasjes së të atit është përmendur shpesh tërthorazi në tregime të shkurtra të Hemingwayt dhe të paktën në një roman, “For Whom the Bell Tolls”. Ernest Hemingway jetoi mes të shtënave dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit. Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Hemingway gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

1964 – Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile për ndalimin e ndarjes raciale në mjediset publike.

1990 – Tërmet politik në Tiranë, valët e të cilit do të ndjeheshin gjatë gjithë vitit. Rreth 400 vetë vërshuan njëkohësisht në 9 ambasada të huaja; vala e njerëzve vazhdoi derisa numri arriti në disa mijëra. Në Pleniumin e Komitetit Qendor të PPSH-së, udhëheqësi Ramiz Ali tha se kjo ngjarje nuk ishte shrehje e pakënaqësisë ndaj regjimit, por veprim i organizuar nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Gjithësesi, qeveria nuk mund t’i bënte ballë shprehjes së një pakënaqësie kaq masive, si dhe e ndodhur nën presionin ndërkombëtar, nga data 9 deri më 13 korrik i pajisi me pasaporta për të emigruar të gjithë të strehuarit, rreth 5 mijë shtetas, që ato ditë guxuan të shprehnin hapur pakënaqësinë e grumbulluar.

1990 – Asambeja në Prishtinë shpall pavarësinë e Republikës së Kosovës nga Serbia, hap tepër i guximshëm, cilësuar si pikënisja e asaj që Kosova gëzon sot.

1994 – Shqipëri; ish-presidenti komunist Ramiz Alia (1925 – 2011) dënohet me 4 vjet burgim nën akuza për shpërdorim pushteti dhe shkelje të të drejtave të shtetasve – dënim i lehtë për akuza të rënda, thane disa.

1999 – Shkrimtari amerikan, Mario Puzo – autor i librit “Kumbari” – vdes në moshën 78-vjeçare.

2001 – Për herë të parë – Një zemër artificiale, AbioCor, implantohet duke zevendësuar një zemër të sëmurë.

2002 – Steve Fossett bëhet personi i parë që fluturon solo rreth botës pa ndalesë në një balonë.

Lindje

  • 1724 – Friedrich Gottlieb Klopstock, shkrimtar gjerman
  • 1869 – Hjalmar Söderberg, shkrimtar, gazetar suedez
  • 1877 – Hermann Hesse, letrar zvicerano-gjerman , fitues i çmimit Nobel për letersi
  • 1947 – Larry David, aktor, shkrimtar, humorist dhe drejtor filmi

Vdekje

  • 1566 – Nostradamusi astrologu i njohur francez.
  • 1961 – Ernest Heminguej, shkrimtar amerikan.
  • 1999 – Mario Puzo, shkrimtar dhe skenarist amerikan
  • 1987 – Michael Bennett, skenarist amerikan, fitues i Pulitzerit

Festa dhe përvjetore

  • Dita ndërkombtare e gazetarëve sportivë
Pin It