Kalendari historik: 20 maj

20 Maji është dita e 140-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 225 ditë.

1310 – Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh. Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështilnin këmbët për t’I mbrojtur nga të ftohtit. Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 pes, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV. Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840. Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit. Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit. Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar. Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës. . Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë. Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

1498 – Exploreruesi portuguez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

1506 – Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

1570 – Kartografi Abraham Ortelius propozon atlasin e parë modern.

1609 – Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet hapen me një përkushtim për ” WH”. Identiteti i këtij personi mbetet mister dhe, që nga shekulli i 19-të, ka nxitur shumë spekulime. Një gabim i thjeshtë për inicialet e Shekspirit, “WS” ose ‘WSH”, kjo është sugjeruar nga filozofi Bertrand Russell në kujtimet e tij. Sonetet (gjithësej 154) njihen edhe për ndikimin; nuk ka gjuhë të përhapura ose jo, që këto sonete nuk janë përkthyer, duke përfshirë gjuhët gjermanisht, frëngjisht, shqip, arabisht, hebraisht, esperanto, madje edhe në gjuhën e sotme angleze.

Sonet # 30, nga W.SH.

(shqipërim)

“Kur në heshtje rri

mendoj të kaluarën,

që rëndësi s’i dhashë,

mërzitem për gjërat

që nuk i kam por, doja…

Brengave të vjetra lot të rinj u shtoj,

sytë nga të qarët rrallë i pata njomur.

Por, tani përmbyten për miqtë

e çmuar humbur a vdekur.

Qaj, vuaj, ankohem edhe për të tjera

si të mos mjaftonte dhembja që provova,

atëhere, kur i humba shumë nga këto gjëra.

Janë plagë të kohës që prapa s’kthehet,

si për t’më dënuar me dhembje pa fund.”

1799 – 1799 – Në Paris, lindi Honore de Balzak – romancier francez dhe dramaturg. Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titulin e përgjithshëm Komedia Njerezore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815. Balzak ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij.

1867 – Parlamenti britanik hedh poshtë projekt-ligjin e John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar. Mills njihet si filozofi më me ndikim i shekullin XIX. Ai krijoi konceptit se liria e individit është më e rëndësishme se liria shtetit për ta kufzuar atë.

1873 – Levi Strauss dhe Jacob Davis regjistrojnë patentën për pantallonet blu xhins.

1900 – Lojrat e dyta Olimpike moderne hapen në Paris (zgjasin 5 muaj).

1927 – Arabia Saudite shpallet e pavarur nga Britania e Madhe (Traktati i Jeddas).

1985 – Shtetet e Bashkuara fillojnë transmetimet në Kubë nëpërmjet stacionit Radio Marti, në gjuhën spanjolle.

1991 – Moskë; Sovjeti Suprem miraton ligjin që lejon shtetasit sovjetikë të udhëtojnë jashtë vendit.

2002 – Pavarësia e Timorit Lindor njihet nga Portugalia, duke i dhënë fund zyrtarisht 23 vjetëve të sundimit indonezian dhe 3 vjetëve të administratës së përkohshme të OKB-së.

Lindje

  • 1799 – Honore de Balzac, shkrimtar francez, vdiq më 1850
  • 1806 – John Stuart Mill, filozof anglez, vdiq më 1873
  • 1901 – Ernest Koliqi, shkrimtar e publicist shqiptar († 1975)
  • 1903 – Barbara Hepwort, artiste angleze, vdiq më 1975
  • 1946 – Cher, këngëtare amerikane
  • 1968 – Timothy Olyphant, aktor amerikan
  • 1975 – Andrew Sega, muzikant amerikan

Vdekje

  • 1506 – Kristofor Kolombi, detar italian.
  • 1940 – Verner von Heidenstam, poet dhe romancier suedez, nobelist

Festa dhe përvjetore

  • Dita Botërore e Diversitetit Kulturor
Pin It