Kalendari historik: 20 prill

1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë shkatërrimit të Romës më 1527 (kur perandori i shenjtë romak Charles V, shënoi fitore ushtarake ndaj papatit) universiteti u mbyll dhe profesorët u shpërndanë, disa u vranë. Papa Pali III restauroi universitetin menjëherë pas ardhjes në krye më 1534. Në Vitet 1650, universiteti u bë i njohur si La Sapienza (Dituria), emër që vazhdon ta mbajë. Në vitin 1703, Papa Klementi XI (Giovani Francesko Albani – Shqiptari) bleu disa troje me fondet e veta në kodrën Janiculum, ku ndodhet La Sapienza, dhe krijoi një kopsht botanik, i cili shumë shpejt u bë mjaft i njohur në mbarë Evropën. Gjatë rilindjes italiane më 1870, La Sapienza pushoi së qeni universitet papnor dhe u bë universiteti i Romës. Sot, La Sapienza, me 140,000 studentë dhe personel prej 8.000 akademikësh, profesorësh dhe administratorësh, është universiteti më i madh në Itali.

 

1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse. Poe thoshte se kishte shkruar thjesht një “tregim logjik”, ku shqetësimi kryesor është zbulimi i së vërtetës, duke kaluar nëpër një proces të ndërlikuar e misterioz, ndëthurur me intuitë, vëzhgim të kujdesshëm, arsyetim të thellë për të mbërritur në përfundim të saktë.

 

1914- SHBA, Forca të gardës kombëtare ndërhyjnë për t’i dhënë fund grevës së minatorëve në Ludlow, Kolorado. Disa dhjetëra persona, përfshirë gra e fëmijë, u vranë. Pronari kryesor i minierës, John D. Rockefeller, i Riu, u kritikua gjerësisht për incidentin.

1972 – Apolo 16 zbriti në Hënë.

2009 – Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës

 

Lindje

1808 – Napoleon III Bonaparte, kryetar dhe perandor i Francës (vdiq më 1873)

1889 – Adolf Hitler, kryeminister gjerman dhe udhëheqës i Reich i tretë (vdiq më 1945)

1893 – Joan Miro, artist spanjoll (vdiq më 1983)

1937 – George Takei, aktor amerikan

1967 – Mike Portnoy, ish-bateristi dhe themeluesi i bendit Dream Theater

1949 – Jessica Lange, aktore amerikane

1970 – Shemar Moore, aktor amerikan

1972 – Carmen Electra, aktore amerikane

Vdekje

1314 – Papa Clemens V (lindi më 1260)

1918 – Karl Ferdinand Braun, fizikant gjerman

1995 – Milovan Đilas, politikan serb. (i lindur 1911.)

2014 – Koçi Petriti, poet shqiptar.

Pin It